1. Manuals
  2. Brands
  3. Laundry Appliance
  4. Washer
  5. Samsung
  6. Laundry Appliance
  7. Washer

Samsung WW80K5410UW Funksione të posaçme, AddWash

WW70K5210UW/LE, WW70K5210UX/LE, WW70K5210WW/LE, WW70K5410UW/LE, WW80K5210UW/LE, WW80K5410UW/EO, WW80K5410UW/EU, WW80K5410UW/LE, WW80K5410UW/LV, WW8SK5410UW/KJ, WW90K5410WW/LE

1 271 272 273 274 275 276 277 278 279 280 281 282 283 284 285 286 287 288 289 290 291 292 293 294 295 296 297 298 299 300 301 302 303 304 305 306 307 308 309 310 311 312 384
Download on canonical page 384 pages, 0 b

Funksione të posaçme

AddWash

Kur treguesi "AddWash"është i ndezur, mund ta ndaloni funksionimin e makinës dhe të futni zbutës ose rroba të tjera në kazan. "Add Door" hapet mbi 130° për përdorim të lehtë.

1. Shtypni Fillo/Ndalo për të ndaluar veprimin.

2. Shtypni zonën e sipërme të "Add Door" derisa të dëgjoni një tingull kërcitës shkyçjeje. Tërhiqni dorezën e "Add Door" për ta hapur.

3. Hapni "Add Door" dhe vendosni rroba të tjera ose më shumë zbutës në kazan.

4. Shtypni "Add Door" derisa të dëgjoni një tingull kërcitës mbylljeje.

5. Shtypni Fillo/Ndalo për të rifilluar punën.

KUJDES

Mos ushtroni forcë të tepërt mbi "Add Door". Mund të thyhet.

SHËNIM

Uji brenda kazanit nuk do të pikojë nëse "Add Door" mbyllet siç duhet. Mund të krijohen bula uji rreth derës, por nuk do të pikojë gjë nga brenda kazanit.

KUJDES

Mos e hapni "Add Door" nëse është mbledhur shkumë brenda kazanit që del mbi nivelin e "Add Door".

Mos provoni ta hapni "Add Door" gjatë kohës që makina larëse është në punë pa shtypur më parë Fillo/Ndalo. Kini parasysh që "Add Door" mund të hapet padashur (pa shtypur Fillo/Ndalo) kur përfundon larja.

Mos vendosni ngarkesë të tepërt nëpërmjet "Add Door". Mund të ulet rendimenti.

Mos e përdorni zonën e poshtme të "Add Door" si dorezë. Mund t'ju kapen gishtat.

Sigurohuni që tek "Add Door" të mos kenë ngecur rroba.

Mbajini kafshët e shtëpisë jashtë makinës larëse, sidomos larg "Add Door".

Kur përdorni ujë të nxehtë për larje, "Add Door" mund të duket sikur pikon pas hapjes dhe mbylljes së "Add Door". Kjo është normale, thjesht pasi avulli që del nga "Add Door" i hapur ftohet dhe krijon bula uji mbi sipërfaqe.

Kur mbyllet "Add Door", dera izolohet dhe uji nuk ka nga rrjedh. Por sidoqoftë, mund të hasni në raste ku duket sikur uji rrjedh përreth derës - uji i mbetur përreth "Add Door" mund të jetë shkaktar i bulave të ujit. Kjo është normale.

Veprimet

Shqip  35 

MENU

Models

Contents