Funksioni për ngrohjen

Funksioni për ngrohjen i kondicionerit "Samsung", e mban hapësirën e caktuar të ngrohtë dhe komode.

5Modaliteti Heat

Përdorni modalitetin Heat për të pasur ngrohtësi.

Zgjidhni Heat.

SHËNIM

Ndërkohë që kondicioneri ngrohet, ventilatori mund të mos funksionojë në fillim për rreth 3 deri në 5 minuta, për të parandaluar fryrjen e ajrit të ftohtë.

Nëse kondicioneri nuk ngroh mjaftueshëm, përdoreni në kombinim me një pajisje ngrohëse shtesë.

Kur gjatë modalitetit "Ngrohje" temperatura e jashtme është e ulët dhe ka shumë lagështi, në shkëmbyesin e jashtëm të nxehtësisë mund të krijohet ngricë. Kjo mund të ulë edhe efikasitetin e ngrohjes. Nëse ndodh kjo, kondicioneri aktivizon funksionin e shkrirjes për 5 deri në 12 minuta për të hequr ngricën nga shkëmbyesi i jashtëm i nxehtësisë.

Kur funksioni i shkrirjes është i aktivizuar, nga njësia e brendshme nuk del ajër, në mënyrë që të parandalohet dalja e ajrit të ftohtë. Kur funksioni i shkrirjes ka përfunduar, pas një farë kohe del ajër i ngrohtë.

Cikli i funksionit të shkrirjes mund të shkurtohet në varësi të sasisë së ngricës në njësinë e jashtme.

Cikli i funksionit të shkrirjes mund të shkurtohet në varësi edhe të lagështisë nga shiu dhe bora.

Kur funksioni i shkrirjes është i aktivizuar, nuk mund të zgjidhni funksione të tjera me telekomandë. Zgjidhini pasi të përfundojë funksioni i shkrirjes.

energjisë të konsumit të inteligjente Funksione

Shqip 15