sigurisë të Informacione

Mos spërkatni mbi sipërfaqen e pajisjes me materiale të ndezshme, si p.sh. insekticide.

Përveçse janë të dëmshme për njerëzit, ato mund të shkaktojnë goditje elektrike, zjarr ose probleme me produktin.

Mos e pini ujin që del nga kondicioneri.

Uji mund të jetë i dëmshëm për njerëzit.

Mos ushtroni shumë forcë mbi telekomandë dhe mos e çmontoni. Mos i prekni tubat e lidhur me produktin.

Mund të shkaktohet djegie ose lëndim.

Mos e përdorni kondicionerin për të ruajtur pajisje precizioni, ushqime, kafshë, bimë ose kozmetikë, ose për ndonjë qëllim tjetër të pazakontë.

Mund të shkaktohet dëmtim i pronës.

Shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë për periudha të gjata kohe të njerëzve, të kafshëve ose të bimëve në rrymën e ajrit që del nga kondicioneri.

Mund të dëmtohen njerëzit, kafshët ose bimët.

Pajisja nuk është synuar për përdorim nga persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore

ose me mungesë përvoje dhe njohurish, pa mbikëqyrjen ose udhëzimin nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre në lidhje me përdorimin e pajisjes. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.

Për përdorim në Evropë: Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me me aftësi ndijore të reduktuara fizike dhe mendore, ose mungesë përvoje dhe njohurish, nëse janë nën mbikëqyrje ose janë udhëzuar në lidhje me përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe që kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk do të kryhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.

10Shqip

AR7000K EU Good_IB_DB68-06109A-00_SQ_A5.indd 10

 

 

2016/4/23 14:10:52