Mos përdorni acid sulfurik apo tretës organikë (si hollues, vajguri dhe aceton) për pastrimin e sipërfaqeve. Mos vendosni etiketa në sipërfaqen e kondicionerit pasi mund të dëmtohet.

Për pastrimin dhe kontrollimin e shkëmbyesit të nxehtësisë në njësinë e jashtme, kontaktoni qendrën lokale të shërbimi për ndihmë.

Gjatë lëvizjes së shkëmbyesit të nxehtësisë, sigurohuni të parandaloni lëndimet nga skajet e mprehta të sipërfaqes.

Pastrimi i filtrit

Fshesë me korrent

Furçë e butë

30 minuta

Kapëset

Detergjent i butë

mirëmbajtja dhe Pastrimi

KUJDES

Mos lani filtrin e ajrit me furçë apo me mjete të tjera pastrimi. Filtri mund të dëmtohet.

Kur e thani filtrin, mos e ekspozoni drejtpërdrejt në dritën e diellit.

SHËNIM

Pastrojeni filtrin e ajrit çdo 2 javë. Periudha e pastrimit mund të ndryshojë në varësi të përdorimit dhe të kushteve mjedisore.

Nëse filtri i ajrit thahet në zonë të lagësht, mund të krijohen aroma të pakëndshme. Pastrojeni sërish dhe thajeni në zonë të ajrosur mirë.

28Shqip

AR7000K EU Good_IB_DB68-06109A-00_SQ_A5.indd 28

 

 

2016/4/23 14:11:00