Siguroni lidhjen me shërbimet e emergjencës

Telefonatat e urgjencës nga pajisja juaj mund të mos jenë të mundura në disa zona ose rrethana. Para se të udhëtoni në zona të largëta ose të pazhvilluara, planifikoni një metodë alternative për të kontaktuar personelin e shërbimit të emergjencës.

Mbrojini të dhënat tuaja personale dhe parandaloni rrjedhjet ose keqpërdorimin e informacioneve sensitive

Gjatë përdorimit të pajisjes tuaj, sigurohuni që të krijoni kopje rezervë të të dhënave të rëndësishme. Samsung nuk është përgjegjës për humbjen e çdo të dhëne.

Kur e flakni pajisjen tuaj, krijoni kopje rezervë të të dhënave dhe pastaj rivendosni pajisjen tuaj për të parandaluar keqpërdorimin e informacionit tuaj personal.

Lexoni me kujdes ekranin e lejeve kur shkarkoni aplikacione. Keni kujdes veçanërisht me aplikacionet që kanë qasje në shumë funksione ose në një sasi të konsiderueshme të dhënave tuaja personale.

Kontrolloni llogaritë tuaja rregullisht për përdorime të paaprovuara ose të dyshimta. Nëse gjeni ndonjë shenjë të keqpërdorimit të informatave tuaja personale, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit që të fshini ose ndryshoni informacionin e llogarisë suaj.

Në rast se pajisja juaj është humbur ose vjedhur, ndryshoni fjalëkalimet në llogaritë tuaja në mënyrë që të mbroni informatat tuaja personale.

Shmangni përdorimin e aplikacioneve nga burime të panjohura dhe bllokoni pajisjen tuaj me një model, fjalëkalim, ose PIN.

Të mos shpërndahet materiali i mbrojtur me të drejtë të autorit

Mos i shpërndani materialet e mbrojtura nga e drejta e autorit pa lejën e pronarëve të tyre. Në këtë mënyrë mund të shkelni ligjet e së drejtës së pronësisë. Prodhuesi nuk mbanë përgjegjësi për çfaredo çështje juridike që kanë ardhur si rrjedhojë nga përdorimi ilegal i përdoruesit të materialit me të drejtë të autorit.

Shqip

26