Mbroni dëgjimin dhe veshët kur përdorni kufjeEkspozimi i tepërt ndaj tingujve të lartë mund të shkaktojë dëmtime në dëgjim.

• Ekspozimi ndaj tingujve të lartë gjatë ecjes mund t'ju heqë vëmendjen dhe të bëhet shkak për aksident.

Gjithnjë ulni volumin përpara se të futni kufjet në burimin e zërit dhe përdorni nivelin minimal të volumit të nevojshëm për të dëgjuar bisedën apo muzikën.

Në ambiente të thata, në kufje mund të grumbullohet elektricitet statik. Shmangni përdorimin e kufjeve në ambiente të thata ose prekni objekte metalike për të shkarkuar elektricitetin statik para se të lidhni kufjet me pajisjen.

Mos përdorni kufje kur drejtoni makinën, motorin ose biçikletën. Nëse veproni kështu mund të shpërqendroni vëmendjen tuaj dhe të shkaktoni një aksident, ose mund të jetë e jashtëligjshme në varësi të vendit.

Bëni kujdes kur përdorni pajisjen gjatë ecjes apo lëvizjes

Jini gjithnjë të vetëdijshëm mbi rrethanat ku ndodheni që të shmangni lëndimin tuaj ose të të tjerëve.

Sigurohuni që kablli i kufjes të mos ngatërrohet në krahët ose në objektet pranë.

Mos e mbani pajisjen në xhepat e pasmë apo përreth kyçit të dorësMund të lëndoheni ose të dëmtoni pajisjen nëse bini.Mos vizato apo vendosni ndonjë afishe në pajisjen tuaj

Ngjyra apo afishet mund të pengoj pjesën lëvizëse dhe të pandalojë operimin e duhur.

Nëse jeni alergjik nga boja ose pjesët metalike të pajisjes, mund të keni kruajtje, ekzemë ose enjtje të lëkurës. Kur ndodh kjo, mos e përdorni pajisjen dhe konsultohuni me një mjek.

Mos e përdorni pajisjen nëse ekrani është i krisur ose i thyer

Xhami i thyer ose akriliku mund të dëmtojë duart ose fytyrën tuaj. Dërgojeni pajisjen në një qendër shërbimi Samsung për riparim.

Shqip

23