“PËRMBAJTJA DHE SHËRBIMET E PALËVE TË TRETA OFROHEN“TË PANDRYSHUESHME.”SAMSUNG-U NUK E GARANTON PËRMBAJTJEN OSE SHËRBIMET QË OFROHEN NË KËTË MËNYRË, SI NË MËNYRË

TË SHPREHUR, ASHTU DHE TË NËNKUPTUAR, PËR ASNJË QËLLIM. SAMSUNG-U SHPREHIMISHT NUK MBAN PËRGJEGJËSI PËR GARANCI TË NËNKUPTUARA, DUKE PËRFSHIRË POR PA U KUFIZUAR NË, GARANCITË E SHITJES OSE TË PËRSHTATJES PËR NDONJË QËLLIM TË CAKTUAR. SAMSUNG-U NUK GARANTON SAKTËSINË, VLEFSHMËRINË, PËRPIKËRINË, LIGJSHMËRINË, OSE PLOTËSINË E ÇDO PËRMBAJTJEJE OSE SHËRBIMI TË DISPONUESHËM NËPËRMJET KËSAJ PAJISJEJE DHE NË ASNJË RRETHANË, PËRFSHIRË KËTU NEGLIZHENCËN, SAMSUNG NUK DO TË JETË PËRGJEGJËS, AS PËR KONTRATËN, DHE AS PËR DËMET, PËR ÇDO DËMTIM DIREKT, INDIREKT, AKSIDENTAL, SPECIFIK OSE RRJEDHIMOR, PËR TAKSAT E AVOKATËVE, SHPENZIMET, OSE PËR SHPENZIME TË TJERA QË LINDIN NGA, OSE QË LIDHEN ME, ÇDO INFORMACION QË PËRMBAHET ATY, OSE SI REZULTAT I PËRDORIMIT TË NDONJË PËRMBAJTJEJE OSE SHËRBIMI NGA ANA JUAJ OSE E NDONJË PALE TË TRETË, EDHE NËSE JENI NJOFTUAR PËR MUNDËSINË E DËMEVE TË TILLA.”

Shërbimet e palëve të treta mund të përfundojnë ose të ndërpriten në çdo kohë, dhe Samsung-u nuk merr përsipër ose garanton që çdo përmbajtje ose shërbim do të mbetet i disponueshëm për ndonjë periudhë kohore. Përmbajtja dhe shërbimet transmetohen nga palët e treta nëpërmjet lidhjeve dhe mjeteve të transmetimit mbi të cilat Samsung-u nuk ka kontroll. Pa kufizuar përgjithësimin e mospranimit të përgjegjësive, Samsung-u shprehimisht nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose detyrim për ndonjë ndërprerje ose pezullim të ndonjë përmbajtjeje ose shërbimi të mundësuar nëpërmjet kësaj pajisjeje.

Samsung-u nuk është as përgjegjës, dhe as i detyruar për shërbimin e klientit që lidhet me përmbajtjen dhe shërbimet. Çdo pyetje ose kërkesë për shërbime që lidhen me përmbajtjen ose shërbimet duhet t’u bëhet në mënyrë direkte ofruesve përkatës të përmbajtjes dhe shërbimit.

Shqip