Samsung RSG5FURS1/SML, RSG5FURS1/ANU, RSG5PURS1/EUR Përmbajtjet, Këshilla PËR Kursimin E Energjisë

Models: RSG5FUBP1/EUR RSG5FURS1/SML RSG5FURS1/ANU RSG5FURS1/EUR RSG5PURS1/XEF RSG5PURS1/EUR RSG5FURS1/XEO RSG5PURS1/XEO RSG5FURS1/BWT

1 160
Download 160 pages 62.05 Kb
Page 125
Image 125

kur qëndron për një periudhë të gjatë kohore nën skajin e ftohtë të diapazonit të temperaturës për të cilën është dizajnuar pajisja ftohëse.

Mos ruani ushqim që prishet lehtë në temperaturë të ulët, si p.sh. banane, pjepër.

Vendoseni tabakanë e akullit në pozicionin fi llestar të caktuar nga prodhuesi për të arritur ngrirje optimale.

Pajisja juaj nuk ka brymë, gjë e cila nënkupton që nuk është nevoja që ta shkrini pajisjen manualisht, sepse kjo do të kryhet automatikisht.

Temperatura që rritet gjatë shkrirjes mund të jetë në përputhje me kërkesën ISO. Por nëse doni që të parandaloni rritjen e padëshiruar të temperaturës së ushqimit të ngrirë ndërkohë që shkrini pajisjen, ju lutemi mbështilleni ushqimin e ngrirë me disa fl etë letre, si p.sh. me gazetë.

Çdo rritje e temperaturës së ushqimit të ngrirë gjatë shkrirjes mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e tij të ruajtjes.

Përmban gaze serë të fl uorinuar që përfshihen në Protokollin e Kiotos.

Shkuma del me gaze serë të fl uorinuar.

Aditivi i shkumës: Perfluoroheksan me potencial ngrohjeje globale (GWP) = 9000

KËSHILLA PËR KURSIMIN E ENERGJISË

-Instalojeni pajisjen në një dhomë të freskët dhe të thatë, me ajrim të përshtatshëm. Sigurohuni që nuk është ekspozuar në dritën e drejtpërdrejtë të diellit dhe mos e vendosni kurrë pranë burimeve të drejtpërdrejta të nxehtësisë (p.sh. kalorifer).

-Mos i bllokoni kurrë hapësirat ose grilat e ajrimit të pajisjes.

-Lëreni ushqimin e ngrohtë që të ftohet përpara se ta vendosni atë në pajisje.

-Vendoseni ushqimin e ngrirë në frigorifer që të shkrijë.

Pastaj mund të përdorni temperaturën e ulët të produkteve të ngrira për të ftohur ushqimin në frigorifer.

-Mos e mbani hapur për një kohë të gjatë derën e pajisjes kur fusni ushqim ose kur nxirrni ushqim. Sa më e shkurtër të jetë koha që dera është e hapur, aq më pak akull do të formohet në ngrirës.

-Pastrojeni rregullisht pjesën e pasme të frigoriferit. Pluhuri rrit konsumin e energjisë.

-Mos vendosni temperaturë më të lartë sesa nevojitet.

-Siguroni dalje të mjaftueshme të ajrit në bazamentin dhe në pjesën e pasme të frigoriferit. Mos i mbuloni hapësirat e hyrjes së ajrit.

-Lini hapësirë djathtas, majtas, pas dhe lart kur ta instaloni. Kjo do të ndihmojë që të ulni konsumin e energjisë dhe t'i mbani faturat e energjisë të ulëta.

përmbajtjet

INSTALIMI I FRIGORIFERIT ME DY DYER …………………………………………………………………… 06

PËRDORIMI I FRIGORIFERIT ME DY DYER SAMSUNG …………………………………………………… 13

ZGJIDHJA E PROBLEMEVE …………………………………………………………………………………… 19

informacion sigurie _05

Page 125
Image 125
Samsung RSG5FURS1/SML, RSG5FURS1/ANU, RSG5PURS1/EUR, RSG5PURS1/XEF manual Përmbajtjet, Këshilla PËR Kursimin E Energjisë