Këshilla për kursimin e energjisë

-Instalojeni pajisjen në një dhomë të freskët dhe të thatë, me ajrim të përshtatshëm.

Sigurohuni që ajo të mos ekspozohet ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit dhe të mos vendoset kurrë pranë një burimi të drejtpërdrejtë nxehtësie (për shembull pranë një radiatori).

-Mos i bllokoni kurrë hapësirat ose grilat e ajrimit të pajisjes.

-Lëreni ushqimin e ngrohtë që të ftohet përpara se ta vendosni atë në pajisje.

-Vendoseni ushqimin e ngrirë në frigorifer që të shkrijë.

Pastaj mund të përdorni temperaturën e ulët të produkteve të ngrira për të ftohur ushqimin në frigorifer.

-Mos e mbani hapur për një kohë të gjatë derën e pajisjes kur fusni ushqim ose kur nxirrni ushqim. Sa më e shkurtër të jetë koha që dera është e hapur, aq më pak akull do të formohet në ngrirës.

-Pastrojeni rregullisht pjesën e pasme të frigoriferit. Pluhuri rrit konsumin e energjisë.

-Mos vendosni temperaturë më të lartë sesa nevojitet.

-Siguroni dalje të mjaftueshme të ajrit në bazamentin dhe në pjesën e pasme të frigoriferit.

Mos i mbuloni hapësirat e hyrjes së ajrit.

-Lejoni hapësirë djathtas, majtas, pas dhe lart kur ta instaloni.

Kjo do t'ju ndihmojë që të ulni konsumin e energjisë dhe t'i mbani faturat e energjisë të ulëta.

përmbajtjet

INSTALIMI I FRIGORIFERIT ME DY DYER ····················································7 PËRDORIMI I FRIGORIFERIT ME DY DYER SAMSUNG ······························16 ZGJIDHJA E PROBLEMEVE ··········································································22

6_ informacion sigurie

DA99-02291Q.indb Sec2:6

2012.3.5 3:28:38 PM