Maluerët dhe viruset

Për të mbrojtur pajisjen nga maluerët dhe viruset, zbatoni këto këshilla përdorimi. Mosrespektimi i tyre mund të shkaktojë dëmtime ose humbje të të dhënave të cilat mund të mos mbulohen nga shërbimi i garancisë

Mos shkarkoni aplikacione të panjohura.

Mos vizitoni faqe interneti të pabesueshme.

Fshijini mesazhet e dyshimta ose email-ët nga dërguesit e panjohur.

Vendosni një fjalëkalim dhe ndryshojeni atë rregullisht.

Çaktivizojini veçoritë wireless si për shembull Bluetooth, kur nuk e përdorni.

Nëse pajisja sillet në mënyrë jo normale, hapni një program antivirus për të kontrolluar për infektime.

Hapni një program antivirus në pajisjen tuaj para se të hapni aplikacionet dhe dosjet e sapo-shkarkuara.

Instaloni programe antivirus në kompjuterin tuaj dhe hapini rregullisht për të kontrolluar për infektime.

Mos bëni ndryshime në cilësimet e regjistrit ose të modifikoni sistemin operativ të pajisjes.

Shqip