Montimi i televizorit në mur me anë të bazamentit për mur (opsional)

Montimi në mur ose në tavan

Nëse e montoni këtë produkt në mur, duhet të montohet vetëm siç rekomandohet nga prodhuesi. Në rast se nuk montohet siç duhet, produkti mund të rrëshqasë ose të rrëzohet, duke shkaktuar dëmtime serioze te fëmijët apo të rriturit dhe dëmtime serioze në produkt.

Instalimi i bazamentit për mur

Pajisja për montimin në mur (e shitur veçmas) ju lejon që të vendosni televizorin në mur.

Për informacion të hollësishëm në lidhje me instalimin e bazamentit për mur, shihni udhëzimet që jepen me montuesin në mur. Rekomandojmë të kontaktoni me teknikun për ndihmë gjatë instalimit të kapëseve të bazamentit për mur. Nuk këshillojmë që këtë ta bëni vetë. Samsung Electronics nuk është përgjegjëse për ndonjë dëmtim të produktit ose lëndimin tuaj apo të të tjerëve nëse zgjidhni ta montoni televizorin vetë në mur.

Specifikimet e bazamentit për mur (VESA)

Bazamenti për mur nuk disponohet por shitet veçmas. Instaloni bazamentin për mur në një mur të fortë vertikal me dyshemenë. Kur e vendosni në materiale të tjera ndërtimi, kontaktoni shitësin tuaj më të afërt. Nëse instalohet në një tavan ose në një mur të pjerrët, mund të bjerë dhe të shkaktojë lëndime të rënda të personit.

SHËNIM

−− Përmasat standarde për bazamentin për mur tregohen në tabelën më poshtë.

−− Kur blini bazamentin për mur, ju jepet një manual i hollësishëm i instalimit dhe të gjitha pjesët e nevojshme për vendosjen.

−− Mos përdorni vida që nuk janë në përputhje me specifikimet e vidhës standarde VESA.

−− Mos përdorni vida që janë më të gjata se përmasat standarde ose që nuk përputhen me specifikimet për vidhën standarde VESA. Vidat që janë më të gjata mund të shkaktojnë dëmtim në brendësi të televizorit.

−− Për bazamentet për mur që nuk janë në përputhje me specifikimet e vidhës standarde VESA, gjatësia e vidave mund të ndryshojë në varësi të specifikimeve të tyre.

−− Mos i shtrëngoni vidat shumë, pasi kjo mund të dëmtojë produktin ose të shkaktojë që produkti të bjerë, duke sjellë lëndim të personit. Samsung nuk është përgjegjës për këto lloj aksidentesh.

−− Samsung nuk është përgjegjës për dëmtimin e produktit ose dëmtimin personal kur përdoret një bazament për mur i paspecifikuar nga VESA ose nëse konsumatori nuk arrin të ndjekë udhëzimet e instalimit të produktit.

−− Mos e montoni televizorin në kënd më të madh se 15 gradë.

Familja e produktit

Inç

Spec. VESA (A * B)

Vidhë standarde

Sasia

Televizor LED

32

200 X 200

M8

4

Mos instaloni bazamentin për mur ndërkohë që televizori është ndezur. Mund të sjellë lëndimin e personit nga goditja elektrike.

Shqip - 14

[UF4500-XH]BN68-04807F-06L16.indb 14

2013-12-19 ￿￿ 9:30:36

Page 194
Image 194
Samsung UE32F4500AWXXH, UE32F4510AWXZH manual Instalimi i bazamentit për mur, Specifikimet e bazamentit për mur Vesa