Plug & Play (Konfigurimi fillestar)

Kur TV-ja ndizet fillimisht, do të shfaqen një sërë treguesish në ekran të cilët do të ndihmojnë në konfigurimin e cilësimeve bazë. Shtypni butonin POWERP. Plug & Play disponohet vetëm kur Burimi vendoset në TV.

Para se të ndizni TV-në, sigurohuni që të jetë lidhur kablloja e antenës (f. 6).

1

OSDZgjedhja e gjuhës së

2

Konfigurimi i rrjetit

3

Përmirësimi i softuerit

4

Zgjedhja e modalitetit

të përdorimit

5

Zgjedhja e shtetit

(në varësi të shtetit)

6

orësVendosja e Regjim i

7

Zgjedhja e opsioneve

të kërkimit për

 

sintonizimin automatik

8

Shijojeni TV tuaj.

Shtypni ▲ ose butonin ▼, më pas shtypni butonin ENTERE. Zgjidhni gjuhën e dëshiruar të OSD-së (Shfaqje në ekran).

Konfiguroni lidhjen e rrjetit. Shtypni butonin ENTERE për të filluar. Nëse nuk e dini informacionin e konfigurimit të rrjetit ose nëse doni ta konfiguroni më vonë, zgjidhni Kapër. Ne ju sugjerojmë që ta kapërceni tani konfigurimin e lidhjes së rrjetit dhe t’i referoheni seksionit “Menyja e rrjetit” në manualin elektronik për kërkesat dhe udhëzimet e konfigurimit, dhe seksionit “Lidhja e rrjetit” në këtë manual (f. 13).

Ju mund ta konfiguroni më vonë lidhjen e rrjetit duke përdorur menynë e rrjetit.

Zgjidhni Tjetër për të përditësuar softuerin e TV-së. TV-ja juaj do të përditësohet automatikisht nëse TV-ja juaj ka nevojë për përditësim softueri. Nëse dëshironi ta përditësoni më vonë, zgjidhni Kapërce. Për më shumë informacion, referojuni “Përditësimi i softuerit” (Veçoritë e preferencës → Menyja e mbështetjes) në manualin elektronik.

Kjo mund të zgjasë pak, në varësi të statusit të rrjetit.

Shtypni butonin ▲ ose ▼ për të zgjedhur Në shtëpi dhe pastaj shtypni dy herë butonin ENTERE.

Zgjedhja e modalitetit Në shtëpi. Modaliteti Ruaj demo është për mjediset e shitjes me pakicë.

Shtypni ▲ ose butonin ▼, më pas shtypni butonin ENTERE. Zgjidhni vendin e duhur.

Pasi të zgjidhni vendin në menynë Shteti, disa modele mund të procedojnë me një opsion shtesë për të konfiguruar numrin pin.

Kur futni numrin PIN, 0-0-0-0 nuk disponohet. Vendosni automatikisht ose manualisht Regjim i orës. Auto: Zgjidhni brezin orar ku ndodheni.

Manual: Ju lejon të vendosni manualisht datën dhe orën aktuale.

Shtypni ▲ ose butonin ▼, më pas shtypni butonin ENTERE. Zgjidhni burimin e kanalit për memorizim. Kur vendoset burimi i antenës në Cable, shfaqet një hap që ju lejon të caktoni vlerat numerike (frekuencat e kanalit) te kanali. Për më shumë informacion, referojuni Kanali → Sintonizimi automatik.

Kur Ant. ose Kabllor zgjidhen të parët: Pasi janë ruajtur të gjithë kanalet Ant. ose Kabllor, shfaqet hapi për të ruajtur kanalet Satelit.

Kur Satelit zgjidhet i pari: Pasi ruhen të gjitha kanalet Satelit, shfaqet hapi për të ruajtur kanalet Ant. ose Kabllor.

Shtypni butonin ENTERE në çdo kohë për të ndërprerë procesin e memorizimit.

Nëse doni që të shikoni transmetimin e një programi, zgjidhni Mbyll. Nëse doni të shijoni Smart Hub, zgjidhni Smart Hub. Për informacion më të hollësishëm, referojuni “Smart Hub” në manualin elektronik.

Nëse dëshironi të rivendosni këtë veçori…

Zgjidhni Sistemi - Plug & Play (Konfigurimi fillestar). Futni numrin 4-shifror të kodit PIN. Numri PIN i parazgjedhur është “0-0-0-0”. Nëse dëshironi të ndryshoni numrin PIN, përdorni funksionin Ndrysho PIN.

Duhet të bëni përsëri Plug & Play (MENU → Sistemi) në shtëpi megjithëse e bëtë këtë gjë në dyqan.

Nëse e harroni kodin PIN, shtypni butonat e telekomandës në sekuencën si vijon në modalitetin në pritje, çka e rivendos PIN-in“0-0-0-0”: MUTE → 8 → 2 → 4 → POWER (ndezur).

Shqip - 7

Page 209
Image 209
Samsung UE60D8000YSXXH, UE40D8000YSXXH, UE55D8000YSXXH, UE40D8000YSXXN Plug & Play Konfigurimi fillestar, Shijojeni TV tuaj