Sigurimi i televizorit në mur

Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi televizor mund të bëjë që televizori të rrëzohet. Në veçanti, sigurohuni që fëmijët të mos varen apo të mos e çekuilibrojnë televizorin. Përndryshe mund të shkaktojnë rrëzimin e televizorit, me pasojë lëndime të rënda ose dhe vdekje. Ndiqni të gjitha masat e sigurisë që paraqiten në broshurën e sigurisë që vjen me televizorin. Për të rritur stabilitetin dhe sigurinë, mund të blini dhe të instaloni pajisjen kundër rënies, siç përshkruhet më poshtë.

Për të evituar rrëzimin e televizorit

1.Vendosini vidat në kllapa dhe shtrëngojini fort në mur. Sigurohuni që vidat të jenë

instaluar fort në mur.

-- Mund të keni nevojë për materiale shtesë, si p.sh. pajisje mbërthyese, në varësi të llojit të murit.

-- Meqenëse kapëset, vidat dhe kabllot e nevojshme nuk përfshihen, duhet t'i blini veçmas.

2.Hiqni vidat nga pjesa e pasme në mes të televizorit, vendosini te kllapat dhe më pas shtrëngojini sërish në televizor.

-- Vidat mund të mos jepen me këtë produkt. Në rast të tillë blini vida sipas specifikimeve të mëposhtme.

-- Specifikimet e vidave: Për 55 ~ 65 inç: M8

3.Bashkoni kllapat e fiksuara në televizor dhe kllapat e fiksuara në mur me një tel të fortë dhe më pas lidheni telin mirë.

--

Instalojeni televizorin pranë murit në mënyrë që të mos bjerë mbrapsht.

muri

-- Një mënyrë e sigurt është lidhja e telit në mënyrë të atillë që kllapat e fiksuara në

 

 

mur të jenë në të njëjtin nivel ose më poshtë se kllapat e fiksuara në televizor.

 

--

Zgjidheni telin para se të lëvizni televizorin.

 

4.Verifikoni që të gjitha lidhjet të jenë siguruar siç duhet. Kontrollojini lidhjet herë pas here për shenja dëmtimi. Nëse keni ndonjë dyshim në lidhje me sigurinë e lidhjeve, kontaktoni një instalues profesionist.

Rregullojini kabllot me anë të mbajtësit të kabllove

Shqip - 6

Page 246
Image 246
Samsung UE65HU7200SXXC, UE55HU7200SXZG Sigurimi i televizorit në mur, Rregullojini kabllot me anë të mbajtësit të kabllove