Hedhja e duhur e produktit (mbetjet e pajisjeve & elektrike dhe elektronike) (Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar)

Kjo shenjë mbi produkt, aksesorë ose dokumentacionin shoqërues tregon se produkti dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB), pasi të kenë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhen hedhur bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Për të parandaluar dëmtimet e mundshme të mjedisit ose të shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ndajini këta artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini në mënyrë të përgjegjshme për të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.

Për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor, përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë me shitësin e pakicës ku kanë blerë produktin ose me autoritetin vendor.

Përdoruesit e kompanive duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët e tij elektronikë nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare gjatë hedhjes.

Heqja e duhur e baterive në produkt

(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar)

Ky shënim mbi bateri, manual ose paketim tregon që bateritë në këtë produkt, pasi kanë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Aty ku shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb tregojnë se bateria përmban merkur, kadmium ose plumb mbi nivelet e referencës në Direktivën 2006/66 të KE-së. Nëse bateritë nuk hidhen siç duhet, këto substanca mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut ose mjedisin.

Për të mbrojtur burimet natyrore dhe për të nxitur ripërdorimin e materialeve, ndajini bateritë nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini nëpërmjet sistemit vendas dhe falas të kthimit të baterive.

Për informacione rreth zotimeve mjedisore të "Samsung" dhe të detyrimeve rregullatore për produktet përkatëse, p.sh. "REACH", "WEEE", bateritë, vizitoni faqen http://www.samsung.com/uk/aboutsamsung/ samsungelectronics/corporatecitizenship/data_corner.html

PARALAJMËRIM - PËR TË PARANDALUAR PËRHAPJEN E ZJARRIT, MBAJINI QIRINJTË OSE ARTIKUJT E TJERË ME FLAKË TË EKSPOZUARA LARG PRODUKTIT GJATË GJITHË KOHËS.

Shqip - 20

Page 220
Image 220
Samsung UE65NU7472UXXH manual Shqip