Shifrat dhe ilustrimet në këtë manual përdorimi jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga pamja e produktit aktual. Modeli i produktit dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftuar.

Gjuhët e Federatës së Shteteve të Pavarura (CIS) (rusisht, ukrainisht, kazakisht) nuk disponohen për këtë produkt sepse ai është prodhuar për klientët në rajonin e BE-së.

Shqip

Veçoritë e televizorit tuaj të ri

•• 3D:Kjo veçori e re mundëson shikimin e përmbajtjeve 3D.

•• SMART HUB:

Ky televizor vjen me Smart Hub, një qendër shumëshërbimëshe argëtimi e familjare. Me anë të Smart Hub, shikuesit mund të lundrojnë në internet, të shkarkojnë aplikacione dhe të qëndrojnë në kontakt me familjen e miqtë nëpërmjet shërbimeve të rrjeteve sociale. Për më tepër, mund të shijoni skedarë fotosh, videosh dhe muzike të ruajtur në pajisjet e jashtme të ruajtjes.

Shtypni butonin për të aktivizuar Smart Hub. Zgjidhni një shërbim me anë të ikonave të shfaqura në pjesën e sipërme të ekranit.

Sociale: Shikoni videot më të fundit në YouTube dhe videopublikimet tuaja dhe të miqve në Facebook dhe Twitter. Gjithashtu mund të kryeni videotelefonata me miqtë me anë të kamerës së televizorit.

Aplikacione: Shkarkoni dhe instaloni aplikacione si p.sh. shfletues.

Në televizor: Kontrolloni listën e programeve që janë në transmetim ajror dhe të planifikuara për transmetim ajror. (Në varësi të shtetit)

Filma dhe spektakle televizive: Blini dhe shikoni filma dhe seri televizive pa pajisje tjetër të jashtme. (Në varësi të shtetit)

Foto, video dhe muzikë: Luani skedarë foto, video dhe muzikë nga pajisje të jashtme ruajtëse.

•• Anynet+ (HDMI-CEC): Mundëson kontrollin me telekomandën e televizorit të të gjitha pajisjeve Samsung të lidhura që mbështesin Anynet+.

•• e-Manual: Ofron manual të detajuar përdorimi, të integruar në televizor, i cili mund të shihet në ekran. (faqe 17)

•• Ndërveprimi SMART: Me anë të këtij funksioni mund të përdorni dhe të kontrolloni opsionet dhe funksionet e menysë me anë të lëvizjeve.

•• Menaxher pajis.: Përdorni veçoritë e televizorit me tastierë dhe maus me USB ose Bluetooth.

•• MHL & Pasqyrimi i ekranit: Shfaq ekranet e pajisjeve celulare në televizor me anë të lidhjes me kabllo ose me valë.

Eliminimi i këtij produkti në mënyrën e duhur (hedhja e pajisjeve elektrike dhe elektronike)

(Zbatohet në shtete me sisteme të ndara grumbullimi)

Kjo shenjë në produkt, pajisjet ndihmëse ose literatura tregojnë se produkti dhe pajisjet e tij ndihmëse elektronike (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) pasi e kanë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhen hedhur bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Për të parandaluar dëmet e mundshme ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ndajini këto pajisje nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini në mënyrë të përgjegjshme për të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.

Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë me shitësin e pakicës ku kanë blerë produktin ose autoritetin vendor për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.

Përdoruesit e kompanive duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet dhe afatet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe pajisjet e tjera ndihmëse nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.

Eliminimi në mënyrën e duhur i baterive të produktit (Zbatohet në shtete me sisteme të ndara grumbullimi)

Ky shënim mbi bateri, mbi manual ose mbi ambalazh tregon që bateritë në këtë produkt, pasi kanë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Aty ku shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb tregojnë se bateria përmban merkur, kadmium ose plumb mbi nivelet e referuara në Direktivën e KE-së 2006/66. Nëse bateritë nuk eliminohen siç duhet, këto substanca mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut ose ambientin.

Për të mbrojtur burimet natyrore dhe për të nxitur ripërdorimin e materialeve, ndajini bateritë nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini nëpërmjet sistemit vendas dhe falas të kthimit të baterive.

Shqip - 3

[UHDS9-XH]BN68-05272F-02L16.indb 3

2013-10-31 ￿￿ 2:27:47

Page 243
Image 243
Samsung UE85S9STXXH manual Veçoritë e televizorit tuaj të ri, 3DKjo veçori e re mundëson shikimin e përmbajtjeve 3D

UE85S9STXXH specifications

The Samsung UE85S9STXXH is a stunning 85-inch Ultra HD television that takes the home viewing experience to new heights. Boasting a 4K resolution of 3840 x 2160 pixels, this model delivers crystal-clear images with incredible detail, ensuring that viewers can enjoy their favorite movies and shows as intended by the creators.

One of the standout features of the UE85S9STXXH is its use of Samsung's signature Micro Dimming Ultimate technology, which enhances contrast by controlling the backlighting in specific zones. This results in deeper blacks and brighter whites, creating a more dynamic and lifelike viewing experience. Additionally, the television supports HDR (High Dynamic Range), which allows for a wider range of colors and luminance levels, making images appear more vibrant and realistic.

Samsung's Smart TV platform is also a crucial aspect of the UE85S9STXXH, offering a user-friendly interface that grants access to a plethora of streaming services, such as Netflix, YouTube, and many more. The inclusion of voice control and gesture recognition adds an innovative touch, allowing for seamless navigation without the need for a traditional remote. The television is powered by a Quad-Core processor, ensuring smooth performance and fast loading times for apps and content.

The design of the UE85S9STXXH is equally impressive, featuring a sleek, minimalist aesthetic that complements any modern living room. The unique "Timeless Gallery" design allows the TV to resemble a piece of art, seamlessly blending into the decor when not in use. The included stand provides a stable base, while wall mounting options are also available for those who prefer a more streamlined look.

Connectivity options are abundant, with multiple HDMI and USB ports enabling users to connect external devices such as gaming consoles, Blu-ray players, and sound bars effortlessly. The television also supports Wi-Fi and Ethernet connectivity, allowing for easy access to online content and services.

In summary, the Samsung UE85S9STXXH is a feature-rich television that stands out for its impressive 4K resolution, advanced picture technologies, and Smart TV capabilities. Its sleek design and versatile connectivity options make it an attractive choice for any home entertainment setup, providing viewers with an exceptional cinematic experience.