Shënime dhe masa paraprake

Gjatë përdorimit

SHËNIM

Veçoritë e produktit mund të ndryshojnë në varësi të modelit.

Nëse komanda e dorezës nuk punon, fshesa me korrent mund të vihet në punë me anë të butonit [Energjia] që ndodhet në trupin e pajisjes.

Kur përdorni furçën e pluhurave ose veglën për pastrimin e pjesëve të çara, fshesa me korrent mund të shkaktojë dridhje.

Kur fshesa me korrent nuk funksionon, ndërroni bateritë. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni shitësin tonë të autorizuar. Përdorni 2 bateri të madhësisë AA.

KUJDES

Kur të hiqni spinën nga priza elektrike, kapeni nga spina dhe jo nga kordoni.

Mos e shtypni butonin e dorezës së koshit të pluhurave gjatë kohës që mbani pajisjen.

Për ruajtjen e produktit, vendoseni kokën për fshirjen e dyshemesë në vjaskën e vogël në fund të trupit.

Pastrimi dhe mirëmbajtja

SHËNIM

Për pastrimin e filtrit të pluhurave, shtoni detergjent neutral në ujë të ngrohtë dhe lëreni filtrin në të për 30 minuta përpara se ta lani.

Mos e lani filtrin e daljes me ujë.

Për cilësi maksimale pune të filtrit të daljes, ndërrojeni një herë në vit.

Për të parandaluar gërvishtjen e dyshemeve, kontrolloni gjendjen e furçës dhe ndërrojeni nëse është e konsumuar.

Filtrat e zëvendësimit disponohen nga agjenti vendor i shërbimit i "Samsung".

Meqenëse mund të lëndoheni në rastet kur kordoni elektrik humb kontrollin gjatë rimbështjelljes, mbajeni dhe më pas shtypni butonin e rimbledhjes së kordonit.

Nëse kordoni elektrik nuk mblidhet mirë, rishtypni butonin e rimbështjelljes pasi ta keni tërhequr kordonin elektrik për rreth 2~3 m.

Për të zbrazur dhe pastruar koshin e pluhurave, mund ta shpëlani koshin e pluhurave me ujë të ftohtë.

Kur fuqia thithëse bie vazhdueshëm dhe ndjeshëm, pastrojeni filtrin e pluhurave sipas seksionit "Pastrimi i filtri të pluhurave".

htojcaS

Shqip 17