PIKA TË RËNDËSISHME SIGURIE

1.Lexojini me kujdes të gjitha udhëzimet. Para se ta ndizni, sigurohuni që tensioni i rrymës elektrike të jetë i njëjtë me atë që tregohet në etiketën metalike që ndodhet në pjesën e poshtme të fshesës.

2.PARALAJMËRIM: Mos e përdorni fshesën me korrent kur rrugica ose dyshemeja është e lagur. Mos e përdorni për të thithur ujin.

3.Nevojitet mbikëqyrje e plotë kur pajisja përdoret nga fëmijët ose kur përdoret pranë tyre. Mos lejoni që fshesa me korrent të përdoret si lodër. Mos lejoni në asnjë çast që fshesa me korrent të funksionojë e pakomanduar. Përdoreni fshesën me korrent vetëm për qëllimet e përdorimit të përshkruara në këto udhëzime.

4.Mos e përdorni fshesën me korrent pa koshin e pluhurave. Për efikasitet më të mirë shkarkojeni koshin e pluhurave para se të mbushet.

5.Rrëshqitni butonin në pozicionin "Stop" (ose "Min") para se të vendosni spinën në prizën elektrike.

6.Mos e përdorni fshesën me korrent për të pastruar shkrepëset, hirin ose bishtat e cigareve. Mbajeni fshesën me korrent larg sobave ose burimeve të tjera të nxehtësisë. Nxehtësia mund të deformojë dhe të çngjyrosë pjesët plastike të pajisjes.

7.Shmangni mbledhjen e objekteve të forta dhe të mprehta nëpërmjet fshesës me korrent, pasi mund të dëmtoni pjesët e saj. Mos u mbështetni te paneli i tubave. Mos vendosni

SQ-1