ngarkesë mbi tub. Mos e bllokoni portën thithëse dhe atë shkarkuese.

8.Fikeni fshesën me korrent duke shtypur më parë butonin në trupin e pajisjes, para se ta hiqni nga priza elektrike. Shkëputeni spinën nga priza elektrike para se të ndërroni qesen e pluhurave ose enën e pluhurave. Për të shmangur dëmtimet, hiqeni nga priza duke e kapur te spina dhe jo duke tërhequr kordonin.

9.Kjo aparaturë mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe personat me aftësi të pakësuara fizike, të ndjesisë ose mendore ose mungesë të përvojës dhe njohurisë nëse u është dhënë mbikëqyrje ose udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet e mundshme.

Fëmijët nuk duhet të luajnë me aparaturën. Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet bërë nga fëmijë pa mbikëqyrje.

10.Hiqeni nga priza para se të merreni me pastrimin apo me mirëmbajtjen e pajisjes.

11.Nuk rekomandohet përdorimi i kordonëve zgjatues.

12.Nëse fshesa me korrent nuk funksionon siç duhet, fikeni dhe konsultohuni me agjentin e shërbimit të autorizuar.

13.Për të shmangur rrezikun, nëse kordoni elektrik është dëmtuar, zëvendësimi i tij duhet të bëhet nga prodhuesi ose nga agjenti i shërbimit ose nga një person i kualifikuar.

14.Mos e lëvizni fshesën me korrent duke e kapur nga tubi. Përdorni dorezën e fshesës me korrent.

SQ-2