6.Mos e përdorni fshesën me korrent për të pastruar shkrepëset, hirin ose bishtat e cigareve. Mbajeni fshesën me korrent larg sobave ose burimeve të tjera të nxehtësisë. Nxehtësia mund të deformojë dhe të çngjyrosë pjesët plastike të pajisjes.
7.Shmangni mbledhjen e objekteve të forta dhe të mprehta nëpërmjet fshesës me korrent, pasi mund të dëmtoni pjesët e saj. Mos u mbështetni te paneli i tubave. Mos vendosni ngarkesë mbi tub. Mos e bllokoni portën thithëse dhe atë shkarkuese.
8.Fikeni fshesën me korrent duke shtypur më parë butonin në trupin e pajisjes, para se ta hiqni nga priza elektrike. Shkëputeni spinën nga priza elektrike para se të ndërroni qesen e pluhurave ose enën e pluhurave. Për të shmangur dëmtimet, hiqeni nga priza duke e kapur te spina dhe jo duke tërhequr kordonin.
9.Kjo aparaturë mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe personat me aftësi të pakësuara fizike, të ndjesisë ose mendore ose mungesë të përvojës dhe njohurisë nëse u është dhënë mbikëqyrje ose udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet e mundshme.
10.Fëmijët nuk duhet të luajnë me aparaturën. Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet bërë nga fëmijë pa mbikëqyrje.
11.Nuk rekomandohet përdorimi i kordonëve zgjatues.
12.Nëse fshesa me korrent nuk funksionon siç duhet, fikeni dhe konsultohuni me agjentin e shërbimit të autorizuar.
13.Për të shmangur rrezikun, nëse kordoni elektrik është dëmtuar, zëvendësimi i tij duhet të bëhet nga prodhuesi ose nga agjenti i shërbimit ose nga një person i kualifikuar.
14.Mos e lëvizni fshesën me korrent duke e kapur nga tubi. Përdorni dorezën e fshesës me korrent.
15.Hiqeni fshesën nga priza kur nuk e përdorni. Fikeni çelësin elektrik para se ta hiqni nga priza.
informacioni për sigurinë _3