informacioni për sigurinë
INFORMACIONI PËR SIGURINË
PARALAJMËRIM
PARALAJMËRIM
•Para se ta vini pajisjen në punë, lexojeni me kujdes këtë manual dhe ruajeni për referencë.
•Duke qenë se udhëzimet e mëposhtme të përdorimit mbulojnë modele të ndryshme, karakteristikat e fshesës tuaj me korrent mund të ndryshojnë disi nga çfarë përshkruhet në këtë manual.
SIMBOLET E PËRDORURA PARALAJMËRUESE/TË KUJDESIT
PARALAJMËRIM
Tregon se ka rrezik vdekjeje ose lëndimi të rëndë.
KUJDES
Tregon se ka rrezik lëndimi vetjak ose dëmtimi material.
SIMBOLE TË TJERA TË PËRDORURA
 | Shënon diçka që NUK duhet të bëni. |
| |
 | Shënon diçka që duhet të zbatoni. |
| |
 | Tregon që duhet të hiqni spinën nga priza. |
|
PIKA TË RËNDËSISHME SIGURIE
1.Lexojini me kujdes të gjitha udhëzimet. Para se ta ndizni, sigurohuni që tensioni i rrymës elektrike të jetë i njëjtë me atë që tregohet në etiketën metalike që ndodhet në pjesën e poshtme të fshesës.
2.PARALAJMËRIM: Mos e përdorni fshesën me korrent kur rrugica ose dyshemeja është e lagur. Mos e përdorni për të thithur ujin.
3.Nevojitet mbikëqyrje e plotë kur pajisja përdoret nga fëmijët ose kur përdoret pranë tyre. Mos lejoni që fshesa me korrent të përdoret si lodër. Mos lejoni në asnjë çast që fshesa me korrent të funksionojë e pakomanduar. Përdoreni fshesën me korrent vetëm për qëllimet e përdorimit të përshkruara në këto udhëzime.
4.Mos e përdorni fshesën me korrent pa koshin e pluhurave. Për efikasitet më të mirë shkarkojeni koshin e pluhurave para se të mbushet.
5.Rrëshqitni butonin në pozicionin "Stop" (ose "Min") para se të vendosni spinën në prizën elektrike.
2_ informacioni për sigurinë