8.Kjo aparaturë mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe personat me aftësi të pakësuara fizike, të ndjesisë ose mendore ose mungesë të përvojës dhe njohurisë nëse u është dhënë mbikëqyrje ose udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet e mundshme.
9.Fëmijët nuk duhet të luajnë me aparaturën. Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet bërë nga fëmijë pa mbikëqyrje.
10.Hiqeni nga priza para se të merreni me pastrimin apo me mirëmbajtjen e pajisjes.
11.Nuk rekomandohet përdorimi i kordonëve zgjatues.
12.Nëse fshesa me korrent nuk funksionon siç duhet, fikeni dhe konsultohuni me agjentin e shërbimit të autorizuar.
13.Për të shmangur rrezikun, nëse kordoni elektrik është dëmtuar, zëvendësimi i tij duhet të bëhet nga prodhuesi ose nga agjenti i shërbimit ose nga një person i kualifikuar.
14.Mos e mbani fshesën me korrent nga tubi. Përdorni dorezën mbi kompletin e fshesës me korrent.
15.Hiqeni fshesën nga priza kur nuk e përdorni. Fikeni çelësin elektrik para se ta hiqni nga priza.