informacioni për sigurinë
PIKA TË RËNDËSISHME SIGURIE
1.Lexojini me kujdes të gjitha udhëzimet. Para se ta ndizni, sigurohuni që tensioni i rrymës elektrike të jetë i njëjtë me atë që tregohet në etiketën metalike që ndodhet në pjesën e poshtme të fshesës.
2.PARALAJMËRIM: Mos e përdorni fshesën me korrent kur qilimi ose dyshemeja janë të lagura. Mos e përdorni për të thithur ujin.
3.Nevojitet mbikëqyrje e plotë kur pajisja përdoret nga fëmijët ose kur përdoret pranë tyre.
Mos lejoni që fshesa me korrent të përdoret si lodër. Mos lejoni në asnjë çast që fshesa me korrent të funksionojë e pakomanduar. Përdoreni fshesën me korrent vetëm për qëllimet e përdorimit të përshkruara në këto udhëzime.
4.Mos e përdorni fshesën me korrent pa koshin e pluhurave. Për efikasitet më të mirë shkarkojeni koshin e pluhurave para se të mbushet.
5.Mos e përdorni fshesën me korrent për të pastruar shkrepëset, hirin ose bishtat e cigareve. Mbajeni fshesën me korrent larg sobave ose burimeve të tjera të nxehtësisë. Nxehtësia mund të deformojë dhe të çngjyrosë pjesët plastike të pajisjes.
6.Shmangni mbledhjen e objekteve të forta dhe të mprehta nëpërmjet fshesës me korrent, pasi mund të dëmtoni pjesët e saj. Mos u mbështetni te paneli i tubave. Mos vendosni ngarkesë mbi tub. Mos e bllokoni portën thithëse ose atë shkarkuese.
7.Fikeni fshesën me korrent duke shtypur më parë butonin në trupin e pajisjes, para se ta hiqni nga priza elektrike. Hiqeni spinën nga priza elektrike para se të shkarkoni koshin e pluhurave. Për të shmangur dëmtimet, hiqeni nga priza duke e kapur te spina dhe jo duke tërhequr kordonin.
8.Kjo pajisje nuk duhet përdorur nga persona (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, shqisore apo mendore ose nga persona që nuk kanë përvojë dhe njohuri, përveç rastit kur mbikëqyren ose nëse janë udhëzuar për ta përdorur pajisjen nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
9.Fëmijët duhet të mbikëqyren për të siguruar që të mos luajnë me këtë pajisje.
10.Hiqeni nga priza para se të merreni me pastrimin apo me mirëmbajtjen e pajisjes.
11.Nuk rekomandohet përdorimi i kordonëve zgjatues.
12.Nëse fshesa me korrent nuk funksionon siç duhet, fikeni dhe konsultohuni me agjentin e autorizuar të shërbimit.
13.Për të shmangur rrezikun, nëse kordoni elektrik është dëmtuar, zëvendësimi i tij duhet të bëhet nga prodhuesi ose nga agjenti i shërbimit ose nga një person i kualifikuar.
14.Mos e mbani fshesën me korrent nga tubi.
Përdorni dorezën mbi kompletin e fshesës me korrent.
15.Hiqeni fshesën nga priza kur nuk e përdorni. Fikeni çelësin elektrik para se ta hiqni nga priza.
informacioni për sigurinë _3