udhëzimet e sigurisë
Aspektet e sigurisë së kësaj pajisjeje përputhen me të gjitha standardet e pranuara teknike dhe të sigurisë. Megjithatë, si prodhues ne gjithashtu besojmë se është përgjegjësi e jona që t'ju njohim me udhëzimet e mëposhtme për sigurinë.
PARALAJMËRIM SIGURIA ELEKTRIKE
Sigurohuni që pajisja të jetë e instaluar dhe e tokëzuar siç duhet nga një teknik i kualifikuar.
Pajisja duhet të riparohet vetëm nga një personel i kualifikuar shërbimi. Riparimet e kryera nga individë të pakualifikuar mund të shkaktojnë lëndim ose keqfunksionime të rënda. Nëse pajisja juaj ka nevojë për riparim, kontaktoni qendrën tuaj lokale të shërbimit. Moszbatimi i këtyre udhëzimeve mund të shkaktojë dëmtim dhe mund të anulojë garancinë.
Pajisjet me montim të integruar mund të funksionojnë vetëm pasi janë instaluar në dollapë dhe në vende pune të cilat përputhen me standardet përkatëse. Kjo siguron mbrojtje të mjaftueshme ndaj kontaktit me njësitë elektrike, ashtu siç kërkohet nga standardet kryesore të sigurisë.
Nëse pajisja juaj nuk funksionon siç duhet ose nëse shfaqen thyerje, krisje ose shkëputje:
-fikini të gjitha zonat e gatimit;
-shkëputeni pllakën e sobës nga rrjeti i furnizimit me energji; dhe
-kontaktoni qendrën tuaj lokale të shërbimit.
PARALAJMËRIM MBROJTJA E FËMIJËVE
Kjo pajisje nuk është parashikuar për përdorim nga fëmijët e vegjël ose nga persona të dobët pa mbikëqyrjen e duhur nga një i rritur i përgjegjshëm.
Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
Zonat e gatimit do të nxehen gjatë gatimit. Mbajini gjithmonë larg nga pajisja fëmijët e vegjël.
udhëzimet e sigurisë _3
UDHËZIMET E SIGURISË
!"#!$#"$#%&&& &'(#%()+