PARALAJMËRIM SIGURIA GJATË PËRDORIMIT
Kjo pajisje synohet të përdoret vetëm për gatime të zakonshme dhe për skuqje në shtëpi. Ajo nuk është projektuar për përdorim tregtar ose industrial.
Mos e përdorni kurrë pllakën e sobës për të ngrohur dhomën.
Kujdes kur të vendosni pajisjet elektrike në prizën pranë pllakës së sobës. Spinat nuk duhet të bien në kontakt me pllakën e sobës.
Yndyra ose vaji i mbinxehur mund të marrë flakë shpejt. Mos i lini kurrë të pambikëqyrura njësitë e sipërfaqes kur përgatisni ushqimin në yndyrë ose në vaj, për shembull, kur gatuani patate të skuqura.
Fikini zonat e gatimit pasi t'i keni përdorur.
Mbajini gjithmonë të pastra dhe të thata panelet e kontrollit.
Mos vendosni kurrë artikuj të djegshëm mbi pllakën e sobës. Kjo gjë mund të shkaktojë zjarr.
Mos e përdorni pllakën e sobës për të nxehur letrën e aluminit, produktet e mbështjella me letër alumini ose ushqimet e ngrira të vendosura në enë gatimi prej alumini.
Rrezikoni të shkaktoni djegie nga pajisja nëse e përdorni në mënyrë të shkujdesur.
Kabllot e pajisjeve elektrike nuk duhet të prekin sipërfaqen e nxehtë të pllakës së sobës ose të enës së gatimit.
Mos e përdorni pllakën e sobës për të tharë rrobat.
Mos vendosni kurrë materiale të ndezshme, si për shembull aerosol ose detergjente, te raftet që ndodhen nën pllakën e sobës.
PARALAJMËRIM: Përdoruesit që kanë stimulues kardiakë ose transplant aktiv në zemër duhet ta mbajnë pjesën e sipërme të trupit të tyre në një distancë prej 30 cm nga zonat e gatimit me induksion kur ndizen. Nëse keni dyshime, duhet të konsultoheni me prodhuesi e pajisjes tuaj ose me mjekun.
PARALAJMËRIM SIGURIA GJATË PASTRIMIT
Fikeni gjithmonë pajisjen para se ta pastroni.
Për arsye sigurie, mos e pastroni pajisjen me një pastrues me presion të lartë ose me avull me presion.
Pastrojeni pllakën e sobës sipas udhëzimeve të pastrimit dhe kujdesit, të cilat përfshihen në këtë manual.
4_ udhëzimet e sigurisë
!"#!$#"$#%&&& &'(#%()+