PARALAJMËRIM SHENJAT PËR KUJDESIT GJATË PASTRIMIT
Pllaka e sobës duhet pastruar rregullisht dhe duhet të hiqet çdo ushqim i depozituar aty.
Mosmbajtja e pllakës së sobës në gjendje të pastër mund të çojë në përkeqësim të sipërfaqes, gjë që mund të ndikojë negativisht në jetëgjatësinë e pajisjes dhe mund të rezultojë në një situatë të rrezikshme.
Tregoni kujdes që të mos lëndoheni gjatë pastrimit të pajisjes (e jashtme/e brendshme).
-Mund të lëndoheni nga pjesët anësore të mprehta të pajisjes. Mos e pastroni pajisjen me pastrues me avull.
-Kjo gjë mund të shkaktojë ndryshk.
udhëzimet për eliminim
PARALAJMËRIM HEDHJA E MATERIALEVE TË PAKETIMIT
Të gjitha materialet e përdorura për paketimin e pajisjes janë plotësisht të riciklueshme. Fletët dhe pjesët e forta prej shkume janë të shënuara siç duhet. Ju lutemi, hidhini materialet e paketimit dhe pajisjet e vjetra duke marrë parasysh sigurinë dhe mjedisin.
PARALAJMËRIM HEDHJA NË MËNYRËN E DUHUR E PAJISJES TUAJ TË VJETËR
PARALAJMËRIM: Para se t'i eliminoni pajisjet e vjetra, bëjini ato të papërdorshme në mënyrë që të mos përbëjnë burim rreziku. Për të bërë këtë, drejtojuni një tekniku të kualifikuar që të shkëpusë pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji dhe të heqë spinën elektrike.
Pajisja nuk duhet të hidhet te mbeturinat e tjera shtëpiake.
Informacioni rreth të dhënave për grumbullimin dhe për vendet e eliminimit të mbeturinave urbane disponohet nga departamenti ose këshilli juaj lokal.
ELIMINIMI I DUHUR I KËTIJ PRODUKTI
(PAJISJE MBETURINË ELEKTRIKE DHE ELEKTRONIKE)
(Zbatohet për shtetet me sisteme grumbullimi të veçuar)
Kjo shenjë që shfaqet në produkt, pajisjet shtesë ose literatura tregon se produkti dhe pajisjet e tij elektronike shtesë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk duhet të hidhen së bashku me mbeturinat e tjera shtëpiake në fund të jetës së tyre të punës. Për të parandaluar një dëm të mundshëm ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi ndajini këto pajisje nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini ato në mënyrë të përgjegjshme për të mbështetur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Përdoruesit në shtëpi duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë ku e blenë këtë produkt ose zyrën e pushtetit vendor të tyre për hollësi se ku dhe si mund t’i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.
Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet dhe afatet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe pajisjet e tij shtesë elektronike nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.
10_ udhëzimet për eliminim
!"#!$#"$#%&&& &'(#%()+