Ndërrimi i burimeve të videos
Shtypni butonin SOURCE për të bërë kalimin midis pajisjeve të lidhura me televizorin.
Për shembull, për të kaluar te një konsolë lojërash të lidhur në bashkuesin e dytë HDMI, shtypni butonin SOURCE. Nga lista Burimi zgjidhni HDMI2. Emrat e foleve mund të ndryshojnë në varësi të produktit. Zgjidhni butonin Veglat në këndin e sipërm djathtas të ekranit për të përdorur funksionet e mëposhtme.
•• Informacion
Shikoni informacione të detajuara për pajisjet e lidhura.
•• Shto Emrin
Pajisjet e lidhura me televizorin mund të riemërtoni për të identifikuar më lehtë burimet e jashtme.
Për shembull, një kompjuter të lidhur në folenë HDMI (DVI) të televizorit nëpërmjet një kablloje HDMI, mund ta ndryshoni Shto Emrin to PC.
Për shembull, një kompjuter të lidhur në folenë HDMI (DVI) të televizorit nëpërmjet një kablloje
Për shembull, një pajisje AV të lidhur në folenë HDMI (DVI) të televizorit nëpërmjet një kablloje
•• Anynet+
Shfaqet lista që tregon elementet e përputhshme me Anynet+ të pajisjeve të jashtme të lidhura me televizorin.
✎✎ Ky funksion është i vetmi funksion Anynet+
•• Hiq
Hiqni pajisjen USB nga lista në mënyrë të sigurt. Ky funksion disponohet vetëm kur zgjidhet pajisje USB.
•• Konfig. telekom. univers.
Për të shtuar pajisje të jashtme për kontroll me Telekomandën me prekje, shtypni butonin SOURCE dhe zgjidhni Konfig. telekom. univers. në pjesën e sipërme djathtas të ekranit. Me anë të telekomandës universale, përdoruesit mund të kontrollojnë pajisjet e jashtme të lidhura me televizorin, si p.sh. marrësin, lexuesin
Konfigurimi i telekomandës universale
Ky televizor ka një veçori të telekomandës universale që mundëson komandimin e marrësve kabllorë, lexuesit Blue- ray, kinematë në shtëpi dhe pajisje të tjera të treta të jashtme të lidhura me televizorin duke përdorur telekomandën e televizorit.
✎✎ Disa nga modelet e reja të pajisjes së jashtme të lidhur me televizorin mund të mos mbështeten nga Konfig. telekom. univers..
Mbani largësi së paku 5 cm midis KABLLOS ZGJATUESE INFRAKUQE dhe pajisjes së jashtme, siç tregohet në figurë. Drejtojeni KABLLON ZGJATUESE INFRAKUQE nga marrësi i sinjalit i telekomandës së pajisjes së jashtme. Mbani parasysh që nuk duhet të ketë pengesa ndërmjet zgjatuesit infrakuq dha pajisjes së jashtme. Prania e pengesave do të interferojë me transmetimin e sinjalit të telekomandës.
Shtoni pajisjen e jashtme
1.Ndizni pajisjen e jashtme për të cilën doni të konfiguroni funksionin e telekomandës universale dhe pastaj shtypni SOURCE për të shfaqur ekranin Burimi.
2.Zgjidhni Konfig. telekom. univers. në krye të ekranit. Kjo nis procesin e konfigurimit të telekomandës universale.
3.Ndiqni udhëzimet në ekran dhe konfiguroni telekomandën universale. Nëse nuk funksionon, konfiguroni telekomandën duke futur numrin e modelit manualisht.
Shqip - 10
|
| ||
|
| ||
|
|
|
|