Syzet 3D Active
✎✎ Kjo veçori disponohet vetëm në modele 40 inç e lart.
Veçoritë
Syzet
✎✎ Syzet Samsung 3D përputhen vetëm me seritë D, E dhe F të televizorëve 3D Samsung që janë hedhur në treg në vitin 2011, 2012 dhe 2013. Këto syze 3D nuk mund të lidhen me pajisje të tjera Bluetooth.
Pjesët
Treguesi LED & Butoni i ndezjes
Kapaku i baterisë
Diafragma me kristale të lëngshme
Për detaje mbi mënyrën e vendosjes së pllakëzave mbajtëse te syzet dhe mbi mënyrën e çiftimit të syzeve me televizorin, drejtojuni manualit të veçantë të syzeve 3D.
Ndërrimi i baterisë
Nëse llamba e kuqe pulson vazhdimisht çdo dy sekonda, ndërrojeni baterinë me një të re.
✎✎ Futni polin "+" të baterisë në anën e shënuar me "+" në folenë e baterive.
✎✎ Për të kontrolluar kapacitetin e mbetur të baterisë, drejtojuni seksionit të çiftimit në manual.
Tërhiqni kapakun e | Hapni kapakun e | Hiqni baterinë |
baterisë për poshtë | baterisë |
|
Ndërroni baterinë | Shtyni kapakun e | Mbyllni kapakun e |
| baterisë për poshtë | baterisë |
Çiftimi i syzeve 3D Active
✎✎ Çfarë është çiftimi? Çiftimi është procesi i lidhjes së syzeve 3D me televizorin 3D në mënyrë që pajisjet të shkëmbejnë të dhëna.
✎✎ Sigurohuni që televizori Samsung dhe syzet 3D të mos jenë më larg se 19,5 inç (50 cm) larg
•• Ndezja e syzeve
Shtypni për një çast butonin e ndezjes. Llamba e gjelbër ndizet për 3 sekonda. (Përpara përdorimit të syzeve 3D, sigurohuni që në televizor të jetë aktivizuar 3D.)
•• Fikja e syzeve
Shtypni për një çast butonin e ndezjes. Llamba e kuqe ndizet për 3 sekonda.
•• Kryerja e procesit të çiftimit
Shtypni butonin e ndezjes së televizorit dhe lëreni të ndizet plotësisht. Shtypni dhe mbani butonin Power te syzet. Llamba e gjelbër dhe ajo e kuqe pulsojnë me alternim për 2 sekonda.
•• Rrezja e funksionimit
Distanca e rekomanduar e çiftimit
50cm
2~6m
Distanca e rekomanduar e shikimit
Distanca e rekomanduar e shikimit | 2~6 m (6,5 deri në 19,5 fut) |
Distanca e rekomanduar e çiftimit | 50 cm ose më pak (19,5 inç) |
✎✎ Pasi kryhet çiftimi me syzet 3D, kapaciteti i mbetur i baterisë shfaqet në ekranin e televizorit. (Kjo veçori vlen vetëm për televizorët Samsung 3D të serisë F dhe për syzet 3D që disponohen që prej vitit 2013.)
✎✎ Nëse vazhdoni të provoni kryerjen e çiftimit të syzeve me televizorin, niveli i baterisë do të bjerë ndjeshëm. Sidoqoftë, niveli i baterisë do të rikuperohet deri në një farë mase brenda rreth një minute.
Shqip
Shqip - 15
|
| ||
|
| ||
|
|
|
|