Shifrat dhe ilustrimet në këtë manual përdorimi jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga pamja e produktit aktual. Modeli i produktit dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftuar.

Gjuhët e Federatës së Shteteve të Pavarura (CIS) (rusisht, ukrainisht, kazakisht) nuk disponohen për këtë produkt sepse ai është prodhuar për klientët në rajonin e BE-së.

Veçoritë e televizorit tuaj të ri

•• 3D: Kjo veçori e re mundëson shikimin e përmbajtjeve 3D.

•• SMART HUB:

Ky televizor është i pajisur me Smart Hub, një qendër shumëshërbimëshe argëtimi e familjare. Me anë të Smart Hub, shikuesit mund të lundrojnë në internet, të shkarkojnë aplikacione dhe të qëndrojnë në kontakt me familjen e miqtë nëpërmjet shërbimeve të rrjeteve sociale. Përveç kësaj, mund të argëtoheni me skedarët e fotove, videove dhe të muzikës të ruajtura në pajisjet e jashtme ruajtëse.

Shtypni për të hapur Smart Hub. Zgjidhni një shërbim me anë të ikonave që shfaqen në krye të ekranit.

Sociale: Shikoni videot më të fundit në YouTube dhe videopublikimet tuaja dhe të miqve në Facebook dhe Twitter. Mund të kryeni gjithashtu videotelefonata me miqtë duke e lidhur televizorin me kamerën (shitet veçmas).

Aplikacione: Shkarkoni dhe instaloni aplikacione si WebBrowser.

Në televizor: Kontrolloni listën e programeve që janë në transmetim ajror dhe të planifikuara për transmetim ajror. (Në varësi të shtetit)

Filma dhe spektakle televizive: Blini dhe shikoni filma dhe seri televizive pa pajisje tjetër të jashtme. (Në varësi të shtetit)

Foto, video dhe muzikë: Luani skedarë foto, video dhe muzikë nga pajisje të jashtme ruajtëse.

•• Anynet+ (HDMI-CEC): Mundëson kontrollin me telekomandën e televizorit të të gjitha pajisjeve Samsung të lidhura që mbështesin Anynet+.

•• e-Manual: Ofron manual të detajuar përdorimi, të integruar në televizor, i cili mund të shihet në ekran. (faqe 12)

•• Njohja e zërit: Njohja e zërit mundëson përdorimin dhe komandimin e funksioneve specifike të televizorit me anë të komandave zanore.

•• Menaxher pajis.: Përdorni veçoritë e televizorit me tastierë dhe maus me USB ose Bluetooth.

•• Pasqyrimi i ekranit: Shfaq pamjet e pajisjes celulare në televizor me anë të valëve.

Eliminimi i këtij produkti në mënyrën e duhur (hedhja e pajisjeve elektrike dhe elektronike) (Zbatohet në shtete me sisteme të ndara grumbullimi)

Kjo shenjë në produkt, pajisjet ndihmëse ose literatura tregojnë se produkti dhe pajisjet e tij ndihmëse elektronike (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) pasi e kanë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhen hedhur bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Për të parandaluar dëmet e mundshme ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ndajini këto pajisje nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini në mënyrë të përgjegjshme për të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.

Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë me shitësin e pakicës ku kanë blerë produktin ose autoritetin vendor për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.

Përdoruesit e kompanive duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet dhe afatet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe pajisjet e tjera ndihmëse nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.

Eliminimi në mënyrën e duhur i baterive të produktit (Zbatohet në shtete me sisteme të ndara grumbullimi)

Ky shënim mbi bateri, mbi manual ose mbi ambalazh tregon që bateritë në këtë produkt, pasi kanë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Aty ku shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb tregojnë se bateria përmban merkur, kadmium ose plumb mbi nivelet e referuara në Direktivën e KE-së 2006/66. Nëse bateritë nuk eliminohen siç duhet, këto substanca mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut ose ambientin.

Për të mbrojtur burimet natyrore dhe për të nxitur ripërdorimin e materialeve, ndajini bateritë nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini nëpërmjet sistemit vendas dhe falas të kthimit të baterive.

Shqip

Shqip - 3

[UE6400-XH]BN68-04778D-05L16.indb 3

 

 

2013-11-14 ￿￿ 2:59:34