Syzet 3D Active

Kjo veçori disponohet vetëm në modele 40 inç e lart.

Veçoritë

Syzet SSG-5100GB 3D të Samsung-ut ju mundësojnë që të shihni pamje 3D në televizorin tuaj 3D. Syzet 3D Samsung komunikojnë me televizorët 3D Samsung nëpërmjet bandës 2,4 GHz të radiofrekuencave.

Syzet Samsung 3D përputhen vetëm me seritë D, E dhe F të televizorëve 3D Samsung që janë hedhur në treg në vitin 2011, 2012 dhe 2013. Këto syze 3D nuk mund të lidhen me pajisje të tjera Bluetooth.

Pjesët

Treguesi LED & Butoni i ndezjes

Kapaku i baterisë

Diafragma me kristale të lëngshme

Për detaje mbi mënyrën e vendosjes së pllakëzave mbajtëse te syzet dhe mbi mënyrën e çiftimit të syzeve me televizorin, drejtojuni manualit të veçantë të syzeve 3D.

Ndërrimi i baterisë

Nëse llamba e kuqe pulson vazhdimisht çdo dy sekonda, ndërrojeni baterinë me një të re.

Futni polin "+" të baterisë në anën e shënuar me "+" në folenë e baterive.

Për të kontrolluar kapacitetin e mbetur të baterisë, drejtojuni seksionit të çiftimit në manual.

Tërhiqni kapakun e

Hapni kapakun e

Hiqni baterinë

baterisë për poshtë

baterisë

 

Ndërroni baterinë

Shtyni kapakun e

Mbyllni kapakun e

 

baterisë për poshtë

baterisë

Çiftimi i syzeve 3D Active

Çfarë është çiftimi? Çiftimi është procesi i lidhjes së syzeve 3D me televizorin 3D në mënyrë që pajisjet të shkëmbejnë të dhëna.

Sigurohuni që televizori Samsung dhe syzet 3D të mos jenë më larg se 19,5 inç (50 cm) larg njëri-tjetrit gjatë procesit të çiftimit.

•• Ndezja e syzeve

Shtypni për një çast butonin e ndezjes. Llamba e gjelbër ndizet për 3 sekonda. (Përpara përdorimit të syzeve 3D, sigurohuni që në televizor të jetë aktivizuar 3D.)

•• Fikja e syzeve

Shtypni për një çast butonin e ndezjes. Llamba e kuqe ndizet për 3 sekonda.

•• Kryerja e procesit të çiftimit

Shtypni butonin e ndezjes së televizorit dhe lëreni të ndizet plotësisht. Shtypni dhe mbani butonin Power te syzet. Llamba e gjelbër dhe ajo e kuqe pulsojnë me alternim për 2 sekonda.

•• Rrezja e funksionimit

Distanca e rekomanduar e çiftimit

50cm

2~6m

Distanca e rekomanduar e shikimit

Distanca e rekomanduar e shikimit

2~6 m (6,5 deri në 19,5 fut)

Distanca e rekomanduar e çiftimit

50 cm ose më pak (19,5 inç)

Pasi kryhet çiftimi me syzet 3D, kapaciteti i mbetur i baterisë shfaqet në ekranin e televizorit. (Kjo veçori vlen vetëm për televizorët Samsung 3D të serisë F dhe për syzet 3D që disponohen që prej vitit 2013.)

Nëse vazhdoni të provoni kryerjen e çiftimit të syzeve me televizorin, niveli i baterisë do të bjerë ndjeshëm. Sidoqoftë, niveli i baterisë do të rikuperohet deri në një farë mase brenda rreth një minute.

Shqip

Shqip - 15

[UE6400-XH]BN68-04778D-05L16.indb 15

 

 

2013-11-14 ￿￿ 2:59:42