Alarmi për bateri të shkarkuar

Nëse bateria shkarkohet plotësisht dhe pulson gjatë përdorimit të Smart Touch Control, dritarja e mëposhtme e alarmit do të pulsojë dhe do të shfaqet në pjesën e poshtme majtas të ekranit. Nëse shfaqet dritarja e alarmit, zëvendësoni bateritë e Smart Touch Control. Përdorni bateri alkaline për përdorim më të gjatë.

Vendosja e baterive (AAA x 2)

1

2

3

1.Ngrijeni pak kakapun e baterisë me një kartë plastike. Në vijim, tërhiqni me thua kapësen e kapakut për ta hequr tërësisht kapakun.

Kontrolloni vendndodhjen e kanalit të kapakut të baterive. Vendndodhja e kanalit mund të ndryshojë në varësi të llojit të Smart Touch Control që ofrohet me produktin.

2.Vendosni 2 bateritë AAA, duke u siguruar të puthitni polet pozitive dhe negative siç duhet.

3.Vendosni kapakun e folesë së baterive drejt me pjesën e pasme të telekomandës dhe shtyjeni për poshtë përgjatë buzëve derisa të puthitet mirë me telekomandën.

Përdorimi i bllokut me prekje

Përdoreni bllokun e prekjes për të kryer komanda të ndryshme. Kaloni te Tutorial (Menyja e ekranit > Sistemi > Menaxher pajis. > Cilësimet e Smart Touch Control > Tutorial) për të parë udhëzuesin në ekran për përdorimin e Smart Touch Control.

Tërheqja

Shtypni

Tërhiqni bllokun e prekjes në drejtimin e dëshiruar.

Lëvizni fokusin ose treguesin në drejtimin e tërheqjes së gishtit.

Shtypni bllokun e prekjes. Kjo zgjedh elementin e fokusuar.

Ndryshimi i kanaleve me anë të numrave

Kur shikoni televizor, prekni mbi vijën e ngritur në anën e majtë ose të djathtë të bllokut të prekjes për të hapur dritaren e vendosjes së numrave në ekran. Përdorni gishtin për të vendosur numrin e kanalit që dëshironi të shikoni. Numri i njohur shfaqet në ekran dhe televizori kalon në kanalin përkatës. Por ka gjasë që numri i vendosur të mos njihet siç duhet nga televizori. Drejtojuni udhëzuesit më poshtë për të garantuar njohjen e saktë të numrave.

Udhëzuesi i vendosjes së numrave

Drejtojuni skicave më poshtë kur vendosni vlera numerike. Televizori mund të mos i njohë numrat nëse nuk ndiqni hapat siç tregohen më poshtë.

Shqip - 6

[UE6400-XH]BN68-04778D-05L16.indb 6

 

 

2013-11-14 ￿￿ 2:59:36