Shikimi i manualit elektronik

Manuali elektronik i integruar përmban informacion rreth veçorive kyçe të televizorit.

Ky televizor ka udhëzues të integruar përdorimi. Përdorni një nga metodat e mëposhtme për ta lexuar atë:

•• Hapni menynë Mbështet dhe zgjidhni e-Manual (Zgjidhja e problemeve)

•• Shtypni butonin E-MANUALnë telekomandën standarde.

•• Shtypni butonin MORE në Smart Touch Control për t'i shfaqur butonat e kontrollit në ekran. Goditni lehtë bllokun e prekjes derisa të shfaqet e-Manual dhe zgjidheni atë.

Fjalët në ngjyrë blu i referohen opsioneve të menysë së ekranit dhe fjalët në ngjyrë të kaltër i referohen butonave të telekomandës.

Versioni i printueshëm i këtij udhëzuesi disponohet edhe në www.samsung.com/support.

Lëvizja në faqe

Për të lëvizur në faqe, përdorni një nga mënyrat e mëposhtme:

•• Shtypni butonin ose në shiritin e lëvizjes në anën e djathtë të ekranit.

•• Tërhiqni ose lëvizni gishtin shpejt lart ose poshtë në vijën përgjatë anës së majtë ose të djathtë të bllokut të prekjes.

•• Vendosni fokusin në butonin

ose

në anën e djathtë të ekranit, tërhiqni ose lëvizni gishtin shpejt lart ose

poshtë në bllokun e prekjes.

 

 

Përdorimi i ikonave të sipërme

Përdorni ikonat Pas, Përpara dhe Faqe e hapur në pjesën e sipërme majtas të ekranit për të lëvizur nëpër faqe. Këto ikona disponohen kur kalohen dy ose më shumë faqe.

Kthimi te Faqja kryesore

Për t'u kthyer në faqen kryesore, shtypni butonin a ose zgjidhni në pjesën e sipërme djathtas të ekranit.

Kërkimi tek Treguesi

Shtypni butonin b ose zgjidhni në pjesën e sipërme djathtas të ekranit për të shfaqur treguesin. Zgjidhni një fjalë për të shfaqur faqen që e përmban.

Kërkimi i faqeve

Shtypni butonin { ose zgjidhni në krye të ekranit për të hyrë në ekranin e kërkimit. Jepni një shprehje kërkimi dhe zgjidhni Kryer. Zgjidhni një element nga lista e rezultateve të kërkimit për të shkuar në faqen përkatëse.

Mbyllja e manualit elektronik

Për të mbyllur e-Manual, shtypni dhe mbani butonin RETURN ose zgjidhni në këndin e sipërm djathtas të ekranit ose shtypni butonin EXIT.

Kalimi në një element të menysë

Për të kaluar drejtpërdrejt në elementin e menysë që përshkruhet në këtë seksion, zgjidhni . Është e mundur që të kaloni nga një element menyje në seksionin në lidhje me të në e-Manual. Nëse dëshironi të lexoni artikuj e-Manual në një veçori specifike të menysë së ekranit, shtypni butonin E-MANUALtë panelit të telekomandës virtuale ose të zakonshme, për të ngarkuar faqen përkatëse të e-Manual.

Kjo veçori mund të mos disponohet në varësi të menysë.

Shqip - 12

[UE6400-XH]BN68-04778D-05L16.indb 12

 

 

2013-11-14 ￿￿ 2:59:40