Lidhja në fole të NDËRFAQES SË PËRBASHKËT (Foleja e kartës së shikimit të televizorit)

Fikni televizorin për të lidhur ose shkëputur kartën CI ose përshtatësin e kartës CI.

Bashkimi i përshtatësit të kartës CI

Bashkojeni përshtatësin siç tregohet anash.

Për të instaluar përshtatësin e kartës CI, hiqni ngjitësen nga televizori.

Për të lidhur përshtatësin e KARTËS CI, ndiqni këto hapa.

Rekomandojmë lidhjen e përshtatësit përpara instalimit të bazamentit për mur ose futjen

e "KARTËS CI ose CI+".

1.Futni përshtatësin e KARTËS CI te dy vrimat në produktin 1.

Gjeni dy vrimat në pjesën e pasme të televizorit, përbri folesë COMMON INTERFACE.

2.Lidhni përshtatësin e KARTËS Cl me portën COMMON INTERFACE në produktin 2.

3.Futni “KARTËN CI ose CI+”
.

Pjesa e pasme e televizorit

Shqip

Rekomandojmë ta futni kartën CI përpara montimit të televizorit në mur. Mund të jetë e vështirë ta futni pas montimit. Futni kartën pasi të keni lidhur përshtatësin e Kartës CI në televizor. Montimi i modulit vështirësohet nëse e futni kartën përpara montimit.

Përdorimi i “KARTËS CI ose CI+”

Për të parë kanalet me pagesë, duhet të futet “KARTA CI ose CI+”.

•• Nëse nuk futni "KARTËN CI ose CI+", disa kanale do të shfaqin mesazhin "Sinjal i koduar".

•• Informacioni i çiftimit që përmban një numër telefonik, ID-ja “KARTA CI ose CI+”, ID-ja e Pritësit dhe informacione të tjera do të shfaqen brenda 2-3 minutave. Nëse shfaqet mesazh gabimi, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit.

•• Kur përfundon konfigurimi i informacionit të kanaleve, shfaqet mesazhi

“Përditësimi u krye”, duke treguar se lista e kanaleve tashmë është përditësuar.

SHËNIM

•• Duhet të merrni një “KARTË CI ose CI+” nga një ofrues lokal i shërbimit kabllor.

•• Hiqeni “KARTËN CI ose CI+” duke e tërhequr me kujdes me duar, pasi rrëzimi mund ta dëmtojë.

•• Futeni “KARTËN CI ose CI+” në drejtimin siç tregohet në kartë.

•• Vendndodhja e folesë së NDËRFAQES SË PËRBASHKËT mund të ndryshojë në varësi të modelit.

•• “KARTA CI ose CI+” nuk mbështetet në disa vende dhe rajone; konsultohuni me shitësin tuaj të autorizuar.

•• Nëse keni ndonjë problem, kontaktoni një ofrues shërbimi.

•• Futni “KARTËN CI ose CI+” që mbështet cilësimet aktuale të antenës. Ekrani do të deformohet ose nuk do të mund të shihet.

Shqip - 11

[UE6400-XH]BN68-04778D-05L16.indb 11

 

 

2013-11-14 ￿￿ 2:59:39