Tregoni gjendjen dhe tabelën e njoftimeve

Shtypni butonin MORE në Smart Touch Control dhe më pas zgjidhni STATUS në panelin e telekomandës virtuale për të shfaqur tabelën e gjendjes dhe të njoftimeve në krye të ekranit.

Rekomandimet, Historiku dhe Kërkimi

Rekomandimet

Shtypni butonin RECOMM. / SEARCH dhe zgjidhni Rekomanduar nga lista e shfaqur në pjesën e poshtme të ekranit. Zgjidhni nga lista një program që po transmetohet aktualisht për të kaluar te kanali përkatës ose një program që është planifikuar të transmetohet në mënyrë që të konfiguroni cilësimin e Planifiko shikimin ose Planifiko regjistrimin. Për më tepër informacion drejtojuni "Informacion rreth programeve të rekomanduara të planifikuara".

Zgjidhni një aplikacionin për t'u hapur. Nëse aplikacioni i zgjedhur nuk është i instaluar në televizor, do të hapet Samsung Apps. Për më tepër informacion drejtojuni "Aplikacionet Samsung".

Historiku

Shtypni butonin RECOMM. / SEARCH dhe zgjidhni Historia nga lista e shfaqur në pjesën e poshtme të ekranit. Kjo shfaq një listë interaktive të kanaleve, materialeve media dhe aplikacioneve të hapura së fundi.

Kërkimi

Shtypni dy herë butonin RECOMM. / SEARCH. Jepni kriterin e kërkimit për të kërkuar jo vetëm shumë aplikacione dhe materialet e tyre në televizor, por edhe në internet.

Rregullimi i bllokut të prekjes

Menyja e ekranit > Sistemi > Menaxher pajis. > Cilësimet e Smart Touch Control > Ndjeshmëria e prekjes

Përdoruesit mund të rregullojnë ndjeshmërinë e bllokut të prekjes së Smart Touch Control. Caktoni Ndjeshmëria e prekjes për të rregulluar ndjeshmërinë dhe për ta bërë më praktike në përdorim.

Përdorimi i Telekomandës virtuale

Shtypni butonin MORE për të shfaqur panelin e telekomandës virtuale në ekran. Paneli i telekomandës virtuale përbëhet nga një panel numerik, një panel luajtjeje dhe një panel hapjeje të shpejtë. Përdorni bllokun e prekjes për të zgjedhur numra dhe butona. Shtypni dhe mbani butonin MORE. Në panelin e telekomandës virtuale do të shfaqet paneli i hapjes së shpejtë. Butonat në ekran mund t'i zgjidhni lehtësisht.

Ndryshimi i panelit të telekomandës virtuale.

Zgjidhni panelin numerik, panelin e luajtjes ose panelin e hapjes së shpejtë si paneli që do të shfaqet në ekran.

Përdorni bllokun me prekje për të vazhduar lëvizjen majtas-djathtas të fokusit. Paneli ndryshon kur fokusi lëviz përtej skajit më të majtë ose më të djathtë.

Për të ndryshuar panelin me lehtësi përdorni funksionin e lëvizjes majtas/djathtas në bllokun e prekjes.

Përdorimi i panelit numerik

Përdorni panelin numerik për të futur numra në ekranin e bllokut të tasteve ose në faqe interneti ose për të ndryshuar kanalin kur shikoni televizor. Ndryshimi i kanalit me bllokun numerik lë një evidencë, duke mundësuar kthim të lehtë në kanalet e mëparshme.

Përdorimi i panelit të luajtjes

Përdorni panelin e luajtjes për të ndaluar, kthyer, ecur shpejt përpara, kapërcyer në skedarin tjetër dhe për shumë të tjera ndërkohë që përdorni materiale media.

Përdorimi i panelit të hapjes së shpejtë

Përdorni shpejt butonat INFO, MENU dhe e-Manual. Megjithatë, disponueshmëria e butonave ndryshon në varësi të modalitetit të përdorimit të njësisë Smart Touch Control (vetëm me televizorin, si telekomandë universale etj.).

Shqip - 7

Shqip

[UE6400-XH]BN68-04778D-05L16.indb 7

 

 

2013-11-14 ￿￿ 2:59:36