1. Manuals
  2. Brands
  3. Laundry Appliance
  4. Washer
  5. Samsung
  6. Laundry Appliance
  7. Washer

Samsung Përdorimi i makinës larëse, Informacioni mbi detergjentin dhe aditivët, Përdorimi i detergjentit të duhur, Përdorimi i sirtarit të detergjentit, Shqip, KUJDES

WF60F4E5W2W/LE, WF60F4E5W2X/LE, WF70F5E3W2W/LE, WF70F5E5U2W/LE, WF70F5E5U4W/LE, WF70F5E5U4X/LE, WF70F5E5W2W/LE, WF70F5E5W4W/LE, WF70F5EBU2W/LE, WF70F5EBW2W/LE, WF80F5E0W2W/LE, WF80F5E0W4W/LE, WF80F5E5U2W/LE, WF80F5E5U4W/LE, WF80F5E5W4W/LE, WF80F5E5W4X/LE, WF80F5EBU4W/LE

1 175 176 177 178 179 180 181 182 183 184 185 186 187 188 189 190 191 192 193 194 195 196 197 198 199 200 201 202 203 204 205 206 207 208 209 210 211 212 213 214 215 216 264
Download on canonical page 264 pages, 59.43 Mb

Përdorimi i makinës larëse

Me makinën tuaj larëse të re Samsung, pjesa më e vështirë e larjes së rrobave do të jetë zgjedhja se cilën ngarkesë të lani të parën.

Informacioni mbi detergjentin dhe aditivët

Përdorimi i detergjentit të duhur

Lloji i detergjentit që duhet të përdorni varet nga lloji i materialit (pambuk, sintetike, artikuj delikatë, të leshta), ngjyra, temperatura e larjes dhe shkalla e ndotjes. Gjithmonë përdorni detergjent larës të llojit "me pak shkumë", i cili është krijuar për makinat larëse automatike.

Ndiqni rekomandimet e prodhuesit të detergjentit në varësi të peshës së rrobave, shkallës së ndotjes dhe fortësisë së ujit në zonën tuaj. Nëse nuk e dini sesa i fortë është uji juaj, pyesni autoritetet tuaja vendore të ujit.

Mos përdorni detergjent që është forcuar ose ngurtësuar, pasi detergjenti mund të mbetet në ciklin e shpëlarjes. Ai mund të bëjë që makina juaj larëse të mos shpëlajë siç duhet ose të shkaktojë bllokimin e vrimës së shkarkimit.

Përdorimi i sirtarit të detergjentit

Makina juaj larëse ka ndarje të veçanta për vendosjen e detergjentit dhe zbutësit të materialit.

Hidhni të gjithë aditivët për rrobat në ndarjet e duhura përpara ndezjes së makinës suaj larëse.

KUJDES: Mos e hapni sirtarin e detergjentit kur makina larëse është në punë. Mund të ekspozoheni ndaj ujit ose avullit të nxehtë.

Kur lani gjëra të mëdha, mos përdorni llojet e mëposhtme të detergjentit.

Detergjentet e llojit me tableta dhe kapsula

Detergjentet që përdorin një sferë dhe një rrjetë

Ndarja e detergjentit të paralarjes: Detergjent për paralarje ose kollarisje.

Ndarja e detergjentit të larjes kryesore: Detergjent për larjen kryesore, zbutës të ujit, agjent të paranjomjes, zbardhës dhe heqës njollash.

Ndarja e zbutësit: Zbutës rrobash (mos e mbushni më shumë se deri te vija MAKSIMALE .

1.Tërhiqni sirtarin e detergjentit në pjesën e sipërme majtas të makinës larëse.

2. Shtoni sasinë e rekomanduar të detergjentit të rrobave në ndarjen e detergjentit për larjen kryesore përpara se të ndizni makinën larëse.

Për të përdorur detergjent të lëngshëm, përdorni udhëzuesin e detergjentit të lëngshëm (referojuni seksionit Përdorimi i detergjentit të lëngshëm (modele të caktuara) në faqen 20).

Mos shtoni detergjent pluhur në kutinë e detergjentit të lëngshëm.

PËRDORIMI03  

Shqip - 19

Untitled-419

 

 

2015-04-06 ￿￿ 11:59:32

 

 

 

 

 

 

MENU

Models

Contents