Samsung NV66F3523BS/OL manual Shqip

Models: NV66F3523BS/OL

1 160
Download 160 pages 47.88 Kb
Page 84
Image 84

Pajisja duhet të lejojë shkëputjen e pajisjes nga furnizimi me energji pasi është instaluar. Shkëputja mund të arrihet duke pasur një prizë të disponueshme ose duke vendosur një çelës te lidhja e fiksuar e kabllove në përputhje me rregullat e lidhjes së kabllove.

Gjatë përdorimit pajisja nxehet. Duhet të bëni kujdes të shmangni prekjen e elementeve ngrohëse brenda në furrë.

PARALAJMËRIM: Pjesët e përdorshme mund të nxehen gjatë përdorimit. Fëmijët e vegjël duhen mbajtur larg.

Nëse kjo pajisje ka funksion me avull ose me vetëpastrim, derdhjet e tepërta duhet të hiqen para se të bëhet pastrimi dhe asnjë nga enët nuk duhet të lihet në furrë gjatë pastrimit ose vetëpastrimit. (vetëm modeli me funksion pastrimi)

Nëse kjo pajisje ka funksion me vetëpastrim, gjatë vetëpastrimit, sipërfaqet mund të nxehen më shumë se zakonisht dhe në këtë rast fëmijët duhen mbajtur larg. (Vetëm modeli me funksion pastrimi)

Përdorni vetëm termometrin e rekomanduar për këtë furrë. (Vetëm për modelet me termometër)

Nuk duhet përdorur pastrues me avull.

PARALAJMËRIM: Sigurohuni që pajisja të jetë e fikur përpara se të ndërroni llambën, në mënyrë që të shmangni mundësinë e një goditjeje elektrike.

Mos përdorni pastrues të ashpër gërryes ose kruese të ashpër metalike për të pastruar xhamin e derës së furrës, pasi mund t'i gërvishtin sipërfaqen, çka mund të shkaktojë thyerjen e xhamit.

PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të përdorshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet të tregoni kujdes për të shmangur prekjen e elementeve nxehëse. Fëmijët nën 8 vjeç duhet të mbahen larg, përveç nëse janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.

Shqip - 4

NV70F35-NV66F35 Series_OL_DG68-00522L-03_SQ.indd 4

2015-03-12 �� 6:03:44

Page 84
Image 84
Samsung NV66F3523BS/OL manual Shqip