pastrimi dhe kujdesi

Pastrimi me dorë

Sigurohuni që furra dhe pjesët shtesë të jenë ftohur para se të filloni pastrimin.

Pjesa e brendshme e furrës

Për të pastruar pjesën e brendshme të furrës, përdorni një cohë të pastër dhe një solucion delikat pastrimi ose ujë të ngrohtë me sapun.

Mos e pastroni me dorë gominën e derës.

Mos përdorni tel enësh ose sfungjerë pastrues.

Për të hequr njollat e forta, përdorni një pastrues të posaçëm për furrën.

Veshja e kapakut duhet pastruar duke përdorur ujë të nxehtë, detergjent dhe furçë najloni të

butë.

Mos përdorni solucion gërryes pastrimi, furça të ashpra, tel enësh apo cohë të ashpër, fije metalike, thika

ose materiale të tjera gërryese.

Pjesa e jashtme e furrës

Për të pastruar pjesën e jashtme të furrës, përdorni një cohë të pastër dhe një solucion delikat pastrimi ose ujë të ngrohtë me sapun.

Thajeni me letër kuzhine ose me një peshqir të thatë.

Mos përdorni tel enësh, pastrues kaustikë ose solucione gërryese.

Pjesët ballore të furrës prej inoksi

Mos përdorni fije metalike, tel enësh apo materiale të tjera gërryese. Mund të dëmtojnë sipërfaqen e lëmuar.

Pjesët ballore të furrës prej alumini

Pastrojeni sipërfaqen butësisht me një cohë të pastër e të butë ose cohë me mikrofibër dhe me një detergjent të butë xhamash.

Pjesët shtesë

Pastrojini pjesët shtesë pas çdo përdorimi dhe thajini me një peshqir kuzhine. Nëse është e nevojshme, lërini në ujë të ngrohtë me sapun për rreth 30 minuta në mënyrë që të pastrohen më lehtë.

Shqip - 15

03 pjatat e testit dhe pastrimi

NV70F35-NV66F35 Series_OL_DG68-00522L-03_SQ.indd 15

2015-03-12

�� 6:03:50

Page 95
Image 95
Samsung NV66F3523BS/OL manual Pastrimi dhe kujdesi, Pastrimi me dorë