03 Telekomanda inteligjente "Samsung"

(Rryma)

Shtypeni për të ndezur ose fikur televizorin.

(Tastiera numerike)

Kur shtypet, shfaqet një shirit me numra në fund të ekranit. Zgjidhni numrat dhe zgjidhni Kryer për të dhënë një vlerë numerike. Përdoreni për të ndryshuar kanalin, për të dhënë një "PIN", për të dhënë një kod postar etj.

•• Kur shtypet për 1 sekondë ose më shumë, shfaqet menyja TTX.

Tastiera e butonave të drejtimit (lart/poshtë/majtas/djathtas) Lëviz fokusin dhe ndryshon vlerat e shfaqura në menynë e televizorit.

(Rikthim) Kthehet në menynë e mëparshme.

Kur shtypet për 1 ose më shumë sekonda, funksioni i hapur mbyllet. Kur shtypet gjatë shikimit të

një programi, shfaqet kanali i mëparshëm.

(Luaj/pusho)

Kur shtypet, shfaqen komandat e luajtjes. Me anë të këtyre komandave mund të komandoni përmbajtjen multimedia që luhet.

(Smart Hub)

Kthehet në ekranin kryesor.

(Ndërveprimi zanor)

Hap Ndërveprimi zanor. Shtypni butonin, thoni një komandë zanore dhe lëshojeni butonin, për të ekzekutuar ndërveprimin zanor. Kur shtypet një herë, shfaqet udhëzuesi për Ndërveprimi zanor.

•• Gjuhët dhe veçoritë e mbështetura të ndërveprimit zanor mund të ndryshojnë sipas rajonit gjeografik.

4 butonat me ngjyra Përdorini butonat me ngjyra për të hapur opsione të tjera specifike të funksionit që po përdoret.

Zgjidh

Zgjedh ose hap artikullin e fokusuar. Kur shtypet gjatë shikimit të përmbajtjes, shfaqet informacioni i detajuar i programit. Kur shtypet sërish, mund të zgjidhni ose të hapni cilindo nga funksionet e shfaqura.

VOL (Volumi)

Lëvizni butonin lart ose poshtë për të rregulluar volumin. Shtypeni butonin për ta heshtur zërin. Kur shtypet për 1 sekondë ose më shumë, shfaqet menyja Shkurtoret e asistencës.

CH (Kanali)

Lëvizni butonin lart ose poshtë për të ndërruar kanalin. Për të parë ekranin e Udhëz., shtypni butonin.

•• Kur shtypet për 1 sekondë ose më shumë, shfaqet ekrani Lista e kanaleve.

Shqip

Shqip - 11

Page 211
Image 211
Samsung QE55Q6FAMTXXH, QE55Q6FAMTXZG manual Telekomanda inteligjente Samsung, Tastiera numerike