Samsung UE19D4010NWXBT, UE19D4000NWXXH manual Sigurimi i TV-së në Mur, Ruajtja dhe mirëmbajtja

Models: UE19D4000NWXXH UE19D4000NWXBT UE19D4010NWXXH UE19D4010NWXBT

1 145
Download 145 pages 41.99 Kb
Page 128
Image 128

Sigurimi i TV-së në Mur

Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi TV mund të bëje që TV-ja të rrëzohet. Në veçanti, sigurohuni që fëmijët tuaj të mos varen ose të mos trazojnë TV-në; kjo mund të bëjë që TV-ja të rrëzohet, duke shkaktuar lëndime të rënda ose vdekje. Ndiqni të gjitha masat e sigurisë që paraqiten në Broshurën e Sigurisë të përfshirë. Për të rritur stabilitetin, instaloni pajisjen kundër rënies për qëllime të sigurisë, si më poshtë.

Për të shmangur rrëzimin e TV-së

1. Vendosni vidat në kllapa dhe shtrëngojini ato fort në mur. Sigurohuni që vidat të jenë instaluar fort në mur.

Mund të keni nevojë për materiale shtesë, si mbajtëse, në varësi të llojit të murit.

Meqenëse kllapat, vidat dhe kabllot e nevojshme nuk përfshihen, duhet t'i blini veçmas.

2.Hiqni vidat nga pjesa e pasme e qendrës së TV-së, vendosni

vidat në kllapa dhe shtrëngojini ato përsëri në TV.

Vidat mund të mos jepen me këtë produkt. Në rast të tillë duhet t'i blini veçmas sipas specifikimeve të mëposhtme.

Specifikimet e vidave

xx Për një TV LED nga 19 inç: M4

3. Lidhni kllapat e vendosura në TV dhe kllapat e fiksuara në

mur

me një kabllo të fortë dhe më pas lidheni kabllon fort.

 

SHËNIM

Muri

xx Instaloni TV-në pranë murit në mënyrë që të mos bjerë mbrapsht.

xx Një mënyrë e sigurt është lidhja e kabllos në mënyrë të atillë që kllapat e fiksuara në mur të jenë në një nivel apo më poshtë se kllapat e fiksuara në TV.

xx Zgjidheni kabllon para se të lëvizni TV-në.

4.Verifikoni se të gjitha lidhjet janë siguruar siç duhet. Kontrolloni herë pas here lidhjet për shenja problemi ose dëmtimi të mundshëm. Nëse keni ndonjë dyshim në lidhje me sigurinë e lidhjeve, kontaktoni një instalues profesionist.

Ruajtja dhe mirëmbajtja

Nëse e hiqni ngjitësen e ngjitur në ekranin e TV-së, largoni papastërtitë dhe pastaj shikoni TV.

Mos përdorni ujë apo solucion larës drejtpërdrejt te produkti. Çdo lloj lëngu që futet brenda në produkt mund të shkaktojë prishje, flakë ose goditje elektrike.

Pastrojeni produktin me një leckë të butë të njomur me pak ujë.

Shqip - 16

Page 128
Image 128
Samsung UE19D4010NWXBT, UE19D4000NWXXH, UE19D4010NWXXH, UE19D4000NWXBT manual Sigurimi i TV-së në Mur, Ruajtja dhe mirëmbajtja