Paralajmërim! Udhëzime të rëndësishme sigurie

(Lexoni seksionin përkatës me shenjën që ndodhet te produkti i Samsung-ut para se të

provoni të instaloni produktin.)

KUJDES

RREZIK GODITJEJE ELEKTRIKE - MOS E HAPNI

KUJDES: PËR TË ULUR RREZIKUN E GODITJEVE ELEKTRIKE, MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN E PASME). BRENDA NUK KA PJESË TË RIPARUESHME NGA PËRDORUESI. DREJTOJUNI PERSONELIT TË KUALIFIKUAR PËR SHËRBIME RIPARIMI.

Ky simbol tregon që brenda ka tension të lartë. Është e rrezikshme të prekni pjesët e brendshme të produktit.

Ky simbol tregon se brenda produktit ndodhet literatura e nevojshme në lidhjet me përdorimin dhe mirëmbajtjen e tij.

Foletë dhe hapësirat brenda kasës dhe në pjesën e pasme dhe të poshtme hapen për ajrosjen e nevojshme. Për të garantuar funksionimin e besueshëm të kësaj pajisjeje dhe për ta mbrojtur nga mbinxehja, këto fole dhe hapësira nuk duhet të bllokohen apo të mbulohen asnjëherë.

-- Mos e mbuloni pajisjen në vende të izoluara, si për shembull në rafte librash ose mobilie inkaso, nëse nuk kanë ajrosjen e duhur.

-- Mos e vendosni asnjëherë pajisjen pranë ose mbi kalorifer, ose rezistenca ngrohëse, ose në vende ku mund të ekspozohet ndaj rrezeve të diellit.

-- Mos vendosni enë me ujë (vazo etj.) mbi pajisje, pasi mund të shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.

Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut dhe mos e vendosni pranë ujit (pranë vaskës, legenit me ujë, lavamanit në kuzhinë ose makinës larëse, në sipërfaqe me lagështirë ose pranë pishinës etj.). Nëse pajisja laget pa dashje, hiqeni nga priza dhe kontaktoni menjëherë shitësin e autorizuar. Sigurohuni të hiqni kordonin elektrik nga priza përpara se ta pastroni.

Kjo pajisje përdor bateri. Në komunitetin ku ndodheni mund të ketë rregullore që kërkojnë t'i hidhni bateritë sipas masave të caktuara, duke marrë parasysh faktorët mjedisorë. Kontaktoni autoritetet lokale për informacion mbi hedhjen ose riciklimin.

Mos i mbingarkoni prizat, kordonët zgjatues ose përshtatësit përtej kapacitetit të tyre, pasi kjo mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.

Kordonët elektrikë duhet të sistemohen në mënyrë që të mos shkelen apo të kapen nga objekte që vendosen mbi to, duke i kushtuar vëmendje sidomos pjesës së kordonit pranë prizës, ushqyesve dhe pjesës ku dalin nga pajisja.

Për të mbrojtur pajisjen nga rrufetë ose kur është e pambikëqyrur, apo kur nuk përdoret për një kohë të gjatë, hiqeni nga priza dhe shkëputeni sistemin e antenës apo kabllor. Kjo do të parandalojë dëmtimin e pajisjes nga rrufetë ose nga luhatjet e linjës elektrike.

Para se të lidhni kordonin elektrik (AC) me prizën e ushqyesit (DC), sigurohuni që tensioni i caktuar i ushqyesit të korrespondojë me linjën lokale elektrike.

Mos futni asgjë metalike në hapësirat e pajisjes. Kjo mund të krijojë rrezik goditjeje elektrike.

Për të shmangur goditjet elektrike, mos prekni asnjëherë pjesët e brendshme të pajisjes. Pajisja duhet të hapet vetëm nga një teknik i kualifikuar.

Sigurohuni ta vendosni kordonin elektrik derisa të futet mirë. Kur të hiqni kordonin elektrik, sigurohuni ta kapni nga spina për ta hequr nga priza. Mos e prekni kordonin elektrik me duar të lagura.

Nëse pajisja nuk funksionon normalisht - sidomos nëse lëshon zhurmë ose aromë të pazakontë - hiqeni menjëherë nga priza dhe kontaktoni shitësin e autorizuar ose qendrën e shërbimit.

Sigurohuni ta hiqni spinën nga priza nëse nuk do ta përdorni televizorin ose nëse do të largoheni nga shtëpia për kohë të gjatë (sidomos kur në shtëpi do të qëndrojnë vetëm fëmijë, të moshuar ose persona me aftësi të kufizuara).

-- Grumbullimi i pluhurit mund të shkaktojë goditje elektrike, shkarkim elektrik ose zjarr duke rezultuar në lëshim shkëndijash dhe nxehje të kordonit elektrik ose prishje të izolantit.

Sigurohuni të kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit kur e instaloni televizorin në vend me shumë pluhur, me temperaturë të lartë ose të ulët, me shumë lagështi, me substanca kimike dhe në rastet kur punon 24 orë rresht, si në aeroporte, stacione treni etj. Në të kundërt, televizori mund të dëmtohet rëndë.

Përdorni spina dhe priza të tokëzuara siç duhet.

-- Tokëzimi i papërshtatshëm mund të shkaktojë goditje elektrike ose dëmtim të pajisjes. (Vetëm pajisje të kategorisë I.) Për të shkëputur pajisjen nga priza, duhet të hiqet spina, ndaj kjo duhet të lidhet diku ku mund të arrihet lehtë.

Mos lejoni fëmijët të varen te produkti.

Ruajini pjesët shtesë (bateritë, etj.) në një vend të sigurt ku nuk mund t'i gjejnë fëmijët.

Mos e instaloni produktin në vende të paqëndrueshme, si për shembull në rafte të lëvizshme, në dysheme të pjerrëta ose në vende ku mund të ekspozohen ndaj dridhjeve.

Mos e rrëzoni produktin dhe mos e godisni. Nëse produkti dëmtohet, hiqeni kordonin elektrik dhe kontaktoni qendrën e shërbimit.

Hiqeni kordonin elektrik nga priza elektrike dhe fshijeni produktin me një rrobë të butë dhe të thatë. Mos përdorni kimikate si dylli, benzeni, alkooli, holluesi, insekticidet, aromatizuesit, lubrifikuesit ose detergjentët. Kjo mund të dëmtojë pamjen ose mund të fshijë shkronjat mbi produkt.

Pajisja nuk duhet të ekspozohet ndaj pikimeve ose spërkatjeve. Mos i hidhni bateritë në zjarr.

Mos krijoni qark të shkurtër, mos çmontoni ose mos mbinxehni bateritë.

Nëse bateritë nuk vendosen siç duhet, mund të ketë rrezik shpërthimi. Zëvendësojini me bateri të llojit të njëjtë ose ekuivalente.

PARALAJMËRIM - PËR TË PARANDALUAR PËRHAPJEN E ZJARRIT, MBAJINI QIRINJTË OSE FLAKËT E TJERA TË EKSPOZUARA LARG PRODUKTIT GJATË GJITHË KOHËS.

*Shifrat dhe ilustrimet në manualin e përdorimit jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga pamja e produktit real. Modeli dhe specifikimet e produktit mund të ndryshojnë pa njoftim. Gjuhët e Federatës së Shteteve të Pavarura (CIS) (rusisht, ukrainisht, kazakisht) nuk disponohen për këtë produkt, pasi është prodhuar për klientët në rajonin e BE-së.

Shqip - 2

Page 202
Image 202
Samsung UE32H5500AWXXH, UE32H5570SSXZG, UE48H5510SSXZG, UE50H5570SSXZG Paralajmërim! Udhëzime të rëndësishme sigurie, Shqip

UE32H5570SSXXC, UE48H5500AWXXC, UE40H5500AWXXC, UE32H5500AWXXH, UE32H5500AWXZF specifications

Samsung has long been a leading name in the television market, and its lineup featuring models like the UE40H7000SLXZF, UE40H6650SLXZF, UE48H6240AWXZF, UE60H6200AWXZF, and UE40H5510SSXZF showcases the brand's commitment to delivering high-quality viewing experiences. Each of these models offers a unique set of features and technologies that cater to diverse consumer preferences.

The Samsung UE40H7000SLXZF stands out with its Full HD resolution, delivering stunning picture clarity and vibrant colors. Its Micro Dimming Pro technology enhances contrast and depth, ensuring that dark scenes are not only detailed but also immersive. The Smart TV capabilities allow users to access a wide range of streaming services, apps, and internet browsing, making it a versatile choice for today's viewers. The sleek design adds a touch of elegance, suitable for any modern living room.

In comparison, the UE40H6650SLXZF also offers Full HD resolution but is enhanced with Samsung's Clear Motion Rate 200 technology, designed to reduce motion blur during fast-paced scenes. This model features a quad-core processor which boosts overall performance and offers faster access to apps and content. With Smart Hub, users can easily navigate through their favorite shows and movies, ensuring a seamless viewing experience.

Transitioning to the UE48H6240AWXZF, this model offers a larger 48-inch display while maintaining Full HD resolution. Samsung’s Wide Color Enhancer technology ensures that every scene is represented accurately with vibrant hues and broader color ranges. The built-in Wi-Fi capability simplifies the connection to internet services, making it great for binge-watching.

The UE60H6200AWXZF takes things a step further with its expansive 60-inch screen. This model combines Full HD capabilities with enhanced audio technology, delivering rich sound to match the immersive visuals. The television’s design is not only stylish but also functional, integrating well with any home decor.

Finally, the UE40H5510SSXZF offers a more budget-friendly alternative without sacrificing essential features. This 40-inch TV provides Full HD resolution, Smart TV functions, and a user-friendly interface. Its compact size makes it ideal for smaller rooms, while the quality performance ensures that viewers still get an excellent picture.

Overall, these Samsung models reflect the brand's commitment to innovation and quality, offering consumers a range of choices that suit various needs and preferences in home entertainment.