Komandimi i pajisjeve të jashtme me telekomandën e televizorit (Konfig. i telekomandës universale)

Sistemi > Konfig. i telekomandës universale

-- Disponueshmëria varet nga modeli dhe rajoni specifik.

Veçoria e telekomandës universale mundëson komandimin e dekoduesve kabllorë, luajtësve për Blu-ray, sistemeve të kinemasë dhe të pajisjeve të tjera të jashtme të lidhura me televizorin, me anë të telekomandës së televizorit. Për të përdorur telekomandën e televizorit si telekomandë universale, duhet së pari duhet të lidhni kabllon zgjatuese infrakuqe (e përfshirë).

-- Mund ta përdorni funksionin Anynet+ (HDMI-CEC) edhe për të komanduar disa pajisje të jashtme Samsung me telekomandën e televizorit pa konfigurime shtesë. Për më tepër informacion, drejtojuni e-Manual.

-- Disa pajisje të jashtme të lidhura me televizorin mund të mos e mbështesin funksionin e telekomandës universale.

Konfigurimi i telekomandës universale

Lidhni kabllon zgjatuese infrakuqe me folenë e daljes infrakuqe të televizorit siç tregohet në skemë dhe vendoseni transmetuesin brenda 10 cm nga marrësi i pajisjes së jashtme të drejtuar në drejtim të marrësit të telekomandës. Megjithatë, nuk duhet të ketë pengesa midis kabllos zgjatuese infrakuqe dhe pajisjes së jashtme. Prania e pengesave ndërhyn në transmetimin e sinjalit të telekomandës.

10 cm

Komandimi i pajisjeve të jashtme me telekomandën e televizorit

1.Ndizni pajisjen e jashtme për të cilën do të konfiguroni funksionin e telekomandës universale dhe shfaqni ekranin Burimi.

2.Zgjidhni Konfig. i telekomandës universale në pjesën e sipërme të ekranit. Kjo nis procesin e konfigurimit të telekomandës universale.

3.Ndiqni udhëzimet në ekran dhe regjistroni pajisjen e jashtme.

Shqip

Shqip - 13