Konfigurimi i rrjetit me valë

për serinë LED 6

■■ Konfigurimi i rrjetit me valë (Auto)

Pjesa më e madhe rrjeteve me valë kanë një sistem fakultativ sigurie i cili kërkon që pajisjet që hyjnë në rrjet të transmetojnë një kod të enkriptuar sigurie të quajtur Çelës aksesi ose sigurie. Çelësi i sigurisë bazohet në një fjalëkalim, e thënë ndryshe një fjalë ose një seri shkronjash dhe numrash me gjatësi të caktuar që ju kërkohen t'i futni kur konfiguroni sigurinë për rrjetin me valë. Nëse përdorni këtë

metodë të konfigurimit të lidhjes së rrjetit, dhe keni një Çelës sigurie për rrjetin tuaj me valë, do t'ju duhet të futni frazën e kalimit gjatë procesit të konfigurimit.

NN Gjatë lidhjes së përshtatësit me valë të Samsung-ut, shfaqet menjëherë një dritare për konfigurimin e rrjetit me valë.

Shqip

Page 78
Image 78
Samsung UE32EH4003WXXH, UE40EH6030WXXH, UE46EH6030WXXH, UE32EH6030WXXH, UE39EH5003WXXH Konfigurimi i rrjetit me valë Auto