Shënime për lidhjen!

"" Numri i foleve dhe emrat e vendndodhjet e tyre mund të ndryshojnë në varësi të modelit.

"" Drejtojuni manualit të përdorimit të pajisjes së jashtme kur e lidhni me televizorin. Numri i foleve të pajisjes së jashtme, si dhe emrat dhe vendndodhjet e tyre mund të ndryshojnë në varësi të prodhuesit.

Shënimet e lidhjes për HDMI

●● Përdorni kabllo HDMI me trashësi prej 14 mm e poshtë.

●● Përdorimi i kabllove të pacertifikuara HDMI mund të rezultojë në ekran të bardhë ose gabim në lidhje.

●● Disa kabllo dhe pajisje HDMI mund të mos përputhen me televizorin për shkak të specifikimeve të ndryshme HDMI.

●● Ky televizor nuk mbështet kanal HDMI Ethernet. Ethernet është LAN (rrjet lokal) i krijuar me kabllo koaksiale të standardizuara nga IEEE.

●● HDCP 2.2 mbështetet vetëm nga foleja HDMI (MHL) e televizorit. HDCP është shkurtim për "High-bandwidth Digital Content Protection" (mbrojtje e materialeve dixhitale të shpejtësisë së lartë të transmetimit) dhe përdoret për mbrojtjen e të drejtave të autorit të videove.

●● Shumë karta grafike të kompjuterëve nuk kanë fole HDMI, por në vend të tyre kanë fole DVI. Nëse karta grafike e kompjuterit ka fole DVI, përdorni kabllon HDMI-DVI për të lidhur kompjuterin me televizorin. Për më tepër, drejtojuni "Lidhja me kabllo HDMI-DVI."

●● Nëse përdorni përshtatës HDMI, televizori e njeh sinjalin si sinjal HDMI dhe mund të reagojë ndryshe nga si do të reagonte ndaj lidhjes me kabllo MHL-HDMI.