Lexojeni përpara përdorimit të Njohja e zërit ose të Kontrolli me lëvizje

"" Ky funksion mbështetet vetëm për modele të serisë S9.

Masa paraprake për Njohja e zërit dhe Kontrolli me lëvizje

Përdorimi i kamerës së televizorit

●● Në disa rrethana dhe sipas disa kushteve ligjore, përdorimi/keqpërdorimi i kamerës së televizorit mund të rezultojë në veprime ligjore. Mund të ketë detyrime sipas ligjeve vendase mbi privatësinë në lidhje me mbrojtjen e individëve për sa i përket të dhënave personale dhe qarkullimit të lirë të këtyre të dhënave dhe sipas ligjeve të tjera të mundshme, duke përfshirë ligjet penale, që rregullojnë mbikëqyrjen me kamera si në vendin e punës, ashtu edhe në ambiente të tjera.

●● Për përdorimin e kamerës së televizorit, përdoruesit bien dakord që të mos e përdorin kamerën (i) në vende ku në përgjithësi ndalohet përdorimi i saj (si p.sh., në tualete, në dhomat e zhveshjes), (ii) në një mënyrë të tillë që rezulton në shkeljen e privatësisë së personit ose (iii) në shkelje të ligjeve në fuqi, të rregulloreve ose të statuteve.

●● Kur nuk e përdorni kamerën, mbajeni të futur në televizor. Kjo parandalon funksionimin e pakujdesshëm ose të paqëllimshëm të kamerës.

Komandimi me lëvizje

●● Kontrolli me lëvizje vihet në funksionim nëpërmjet kamerës së lidhur me televizorin. Që Kontrolli me lëvizje të funksionojë, duhet të jeni brenda gamës së njohjes së kamerës. Rrezja e njohjes nga kamera ndryshon në varësi të nivelit të dritës së mjedisit dhe të faktorëve të tjerë.

●● Për të përcaktuar rrezen e njohjes nga kamera, kryeni Testi i mjedis. të kontrollit me lëvizje përpara se të përdorni komandimin me lëvizje.

●● Mund të ndjeni lodhje fizike kur përdorni Kontrolli me lëvizje për periudha të gjata.