Regjistrimi, heqja dhe redaktimi i kanaleve

(MENU/123) MENU Transmetimi Redakto kanalin Provo tani Provo tani

Ikonat Redakto kanalin në ekran tregojnë si më poshtë:

●● : Kanal analog

●● : Kanal i preferuar

●● : Kanal i bllokuar

Regjistrimi dhe heqja e kanaleve

Heqja e kanaleve të regjistruara

Nga treguesi i kanaleve mund të hiqni një ose të gjitha kanalet e regjistruara. Për të hequr një kanal, zgjidheni dhe pastaj zgjidhni Fshiji. Për të hequr të gjitha kanalet, zgjidhni Opsionet Zgjidh gjithë dhe pastaj zgjidhni Fshiji.

Redaktimi i kanaleve të regjistruara

Opsionet e mëposhtme mund t'i hapni duke zgjedhur Opsionet në ekran. Opsionet e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të sinjalit të transmetimit.

●● Zgjidh gjithë / Çzgjidh gjitha

Zgjedh ose çzgjedh të gjitha kanalet e shfaqura në ekranin Redakto kanalin.

●● Rend.

Renditni listën sipas kriterit Numër ose Emri.

"" Ky opsion disponohet vetëm për kanalet dixhitale.

●● Antena

Mundëson zgjedhjen midis Ant., Kabllor ose Satelit.

"" Ky funksion disponohet vetëm në modele të caktuara në rajone të caktuara gjeografike.