Përdorimi i menysë "Veglat" në ekranin e televizorit

Shtypni butonin TOOLS për të shfaqur menynë "Veglat" në ekranin e televizorit. Disponohen opsionet e mëposhtme të menysë.

●● Madhësi figure: Ndryshon madhësinë e figurës.

●● Regjim figure: Ndryshon modalitetin e figurës.

●● Rrjeti: Mundëson lidhjen e televizorit me internetin në lidhje me kabllo ose me valë.

●● Përshkrimi i zërit/titrat: Shfaq Shkurtoret e asistencës. Zgjidhni opsionet për t'i aktivizuar ose çaktivizuar.

●● Gjuha e audios: Zgjedh gjuhën e zërit.

●● Altoparlantët: Mundëson zgjedhjen e altoparlantëve që do të luajnë zërin e televizorit.

●● Kohëm. i fik.: Fik automatikisht televizorin pas një periudhe të paracaktuar kohore.

●● Dyshe: Kur shtypni butonin Dyshe për herë të parë, në ekran shfaqet modaliteti aktual dysh. Shtypni sërish butonin Dyshe për të ndryshuar modalitetin dysh.

●● e-Manual: Hap manualin elektronik.

""

""

Opsionet e menysë "Veglat" mund të ndryshojnë në varësi të modelit dhe të rajonit ku ndodheni.

Për të ndryshuar rendin e opsioneve të menysë në rreshtin e parë, zgjidhni opsionin e menysë që do të lëvizet, shtypni dhe mbani butonin "Enter" dhe më pas zgjidhni butonat e shfaqur të drejtimit për të përcaktuar pozicionin e ri.