Sensori i kursimit dhe ndriçimi i ekranit
Sensori i kursimit rregullon automatikisht ndriçimin e televizorit. Ky funksion mat dritën në dhomën tuaj dhe optimizon automatikisht ndriçimin e televizorit për të reduktuar konsumin e energjisë. Nëse dëshironi ta çaktivizoni, shkoni te > Cilësimet > Sistemi > Zgjidhja eko > Sensori eko.
Paralajmërim për figurat fikse
Shmangni shfaqjen e figurave fikse (si p.sh. skedarët e figurave jpeg), të elementeve të figurave fikse (si p.sh. stemat e kanaleve televizive, shiritat e bursës ose të lajmeve në fund të ekranit etj.) ose të programeve në pamje panoramike apo format figure 4:3 në ekran. Nëse shfaqni vazhdueshëm figura fikse, mund të ndodhë djegie e figurës në ekranin LED duke ndikuar në cilësinë e figurës. Për të ulur rrezikun e këtij efekti negativ, ndiqni rekomandimet më poshtë:
•Shmangni afishimin e figurës së palëvizshme për periudha të gjata.
•Mundohuni t'i shfaqni gjithmonë figurat në ekran të plotë. Përdorni menynë e formatit të figurës së televizorit për një përshtatje sa më të mirë.
•Ulni ndriçimin dhe kontrastin për të shmangur mbetjen e figurave në ekran.
•Përdorini të gjitha funksionet e televizorit për të ulur mbetjen dhe djegien e figurës në ekran. Për hollësi, drejtojuni manualit elektronik.
Kujdesi për televizorin
•Nëse televizori ka pasur ngjitëse në ekran, pas heqjes së saj mund të
mbeten disa papastërti. Pastroni papastërtitë përpara se të shihni televizor.
•Pjesa e jashtme dhe ekrani i televizorit mund të gërvishten gjatë pastrimit. Për të shmangur gërvishtjet, sigurohuni ta pastroni me
kujdes pjesën e jashtme dhe ekranin me një leckë të butë.
•Mos spërkatni ujë ose lëngje drejtpërdrejt mbi televizor. Çdo lloj lëngu që hyn në produkt mund të shkaktojë defekt, flakë ose goditje elektrike.
•Fikni televizorin, fshini me kujdes njollat dhe shenjat e gishtave në ekran me leckë me mikrofibra. Pastrojeni trupin e televizorit me një leckë të butë e të njomur me pak ujë. Mos përdorni lëngje të djegshme (benzen, hollues etj.) ose solucione pastrimi. Për njolla të vështira, spërkatni në leckë pak lëng pastrimi ekrani.
Shqip