Samsung Smart Control
: Shtypni këtë buton për ta heshtur përkohësisht zërin.
MIC: Përdorni mikrofonin me funksionet e zërit dhe të komandimit me zë.
: Ndez dhe fik televizorin.
SOURCE: Shfaq dhe zgjedh burimet e disponueshme të videos.
MENU/123: Shfaq butonat numerikë, butonin e komandimit të materialit dhe butona të tjerë të funksioneve në ekran, në mënyrë që të mund t'i ekzekutoni më lehtë funksionet.
Y: Ndryshon volumin.
<P >: Ndryshon kanalin.
POINTER: Vendosni gishtin mbi butonin POINTER dhe lëvizni Samsung Smart Control. Treguesi në ekran lëviz në drejtimin nga lëvizni Samsung Smart Control. Shtypni butonin POINTER për të zgjedhur ose hapur artikullin e fokusuar.
<>¡£: Lëviz fokusin dhe ndryshon vlerat e shfaqura në menynë e televizorit.
(Futni): Zgjedh ose hap artikullin e fokusuar.
RETURN: Kthehet në menynë ose kanalin e mëparshëm.
: Komandon materialet media gjatë luajtjes, si p.sh. filmat, fotografitë ose muzikën.
EXTRA: Shfaq informacion të detajuar rreth programit aktual.
SMART HUB: Hap aplikacionet Smart Hub. (Shihni manualin elektronik, kapitulli "Funksionet inteligjente > Smart Hub.")
Vendosja e baterive në Samsung Smart Control
Për të përdorur Samsung Smart Control, shtyjeni kapakun e pasmë për ta hapur në drejtimin e shigjetës dhe futini bateritë sipas ilustrimit në figurë. Sigurohuni që polet pozitive dhe negative të jenë në drejtimin e duhur.