Instalimi i televizorit

Montimi i televizorit në mur

Nëse e montoni produktin në mur, ndiqni udhëzimet me përpikëri sipas rekomandimit nga prodhuesi. Në rast se nuk montohet siç duhet, produkti mund të rrëshqasë ose të rrëzohet duke lënduar rëndë fëmijët apo të rriturit dhe duke dëmtuar rëndë produktin.

Instalimi i bazamentit për mur

Televizorin mund ta montoni në mur me mbajtëse muri (shitet veçmas). Për modele që nuk vijnë me përshtatës mbajtëseje muri, instalojini sipas figurave më poshtë, përpara se të instaloni mbajtësen e murit.

-- Shihni manualin e instalimit që vjen me mbajtësen e murit të Samsung-ut.

Mbërthyesja

Televizori

Përshtatësi për

për montim

në mur

montim në mur

C

Për informacion të hollësishëm në lidhje me instalimin e bazamentit për mur, shihni udhëzimet që jepen me bazamentin. Rekomandojmë që të kontaktoni me teknikun për ndihmë gjatë instalimit të kapëseve të bazamentit për mur. Nuk këshillojmë ta bëni vetë montimin. Samsung Electronics nuk mban përgjegjësi për ndonjë dëmtim të produktit ose lëndimin tuaj apo të personave të tjerë nëse zgjidhni ta montoni vetë bazamentin për mur.

Shënimet dhe specifikimet e bazamentit për mur VESA

Bazamentin për mur mund ta instaloni në një mur të fortë pingul dyshemesë. Përpara se ta montoni bazamentin për mur në sipërfaqe të ndryshme nga kartonxhesi, kontaktoni me shitësin tuaj më të afërt për informacione të mëtejshme. Nëse e instaloni televizorin në tavan ose në mur të pjerrët, mund të bjerë dhe të lëndojë rëndë njerëzit përreth.

Familja e

Madhësia e

Specifikimet e vrimave të

 

 

 

vidhosjes VESA (A * B) në

C (mm)

Vidë standarde

Sasia

produktit

televizorit në inçë

 

 

milimetra

 

 

 

Televizor UHD

55

400 X 400

20,7 ~ 21,7

M8

4

 

 

 

 

 

 

Shqip

Shqip - 11

Page 151
Image 151
Samsung UE55JS8000LXXN manual Instalimi i televizorit, Montimi i televizorit në mur, Instalimi i bazamentit për mur