●●
●●
●●
●●

Menaxhimi i pajisjeve të regjistrimit USB

Për menaxhimin e pajisjeve të regjistrimit USB mund të përdorni mënyrat e mëposhtme.

111Hapni Smart Hub dhe zgjidhni TV e regjist. nga poshtë ekranit Në televizor ose Njësia USB nga poshtë ekranit MULTIMEDIA. Shfaqen lista e pajisjeve të lidhura.

222

333

Zgjidhni një pajisje regjistrimi USB nga lista. Shfaqet lista e regjistrimeve që gjenden në pajisje.

Zgjidhni Opsionet nga pjesa e sipërme e ekranit dhe më pas Menaxho pajisjen. Shfaqet ekrani Menaxho pajisjen.

Disponohen opsionet e mëposhtme nga ekrani Menaxho pajisjen: Formato pajisjen: Formaton pajisjen USB për regjistrime televizive.

Kontrollo pajisjen: Kontrolloni avaritë e pajisjes USB. Nëse USB-ja ka problem, provoni ta rikuperoni.

Test i perform. së pajisjes: Teston performancën e pajisjes USB. Kjo tregon nëse pajisja USB mund të përdoret për regjistrime televizive.

Pajisja e parazgj. për regj.: Nëse ka pajisje të shumëfishta regjistrimi USB të lidhura me televizorin, përdoreni opsionin për të përcaktuar pajisjen e parazgjedhur.