Modifikimi i kanaleve të regjistruara

Transmetimi > Redakto kanalin

Zgjidhni Opsionet në fund të ekranit për të përdorur opsionet vijuese. Megjithatë, opsionet e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të sinjalit të transmetimit.

●● Zgjidh gjithë

Zgjedh të gjitha kanalet e shfaqura në ekranin Redakto kanalin.

●● Renditja

(Vetëm kanale dixhitale)

Ndryshoni listën e renditur sipas Emri ose Numër të kanalit.

●● Antena

Zgjidhni ndërmjet Ant., Kabllor ose Satelit.

"" Disponueshmëria varet nga modeli specifik dhe nga zona.

●● Kategori

Nëse zgjidhni një Kategori, kanalet e saj shfaqen në listë midis kanaleve të tjera televizive.

●● Redak. të pref.

Organizo listat e të preferuarave për të gjetur kanale të preferuara dhe për të këmbyer më lehtë mes kanaleve.

●● Riemërto kanalin

Riemërtoni kanalet analoge. Emri i ri mund të jetë deri në 5 karaktere i gjatë.

●● Info e kanalit

Kontrolloni informacionin e kanalit.

●● Informacion

Shikoni informacion të detajuar rreth programit aktual.